Pa Fokus Fundviti | Page 59

zërin e saj dhe besimin në fjalët që thoshte. “Motra ime e dashur,” thotë ajo, “çmimi që është yti është gjithashtu i yni dhe i është dhënë personit të duhur.” Shpirti i mesazhit të saj me optimizmin e saj të merituar dhe besimin sublim shënon këtë ditë për mua. Do të largohem nga ky holl, gjithsesi, me një përhumbje shumë më të hirshme se ajo që ndjeva kur hyra në fillim: ajo është shoqëria e Laureatëve që do të vijnë këtu në të ardhmen. Ata të cilët, edhe tani që flas, po lëmojnë, shoshitin dhe analizojnë gjuhët, për ndriçime që asnjë nga ne nuk i ka ëndërruar më parë. Por, qoftë nëse sigurojnë apo jo një vend në këtë panteon, grumbullimi i këtyre shkrimtarëve është i pagabueshëm dhe i palëvizshëm. Zërat e tyre paralajmërojnë civilizimet e shkuara dhe ato që do të vijnë; gremina në të cilën ata ngulin sytë do të na gozhdojnë neve; ata asnjëherë nuk do të largohen prej andej. Është pra kështu kujtesa e dhuratave të përardhësve të mi, bekimi nga motrat e mia, pritja e gëzueshme e shkrimtarëve të ardhshëm që unë e pranoj nderin që Akademia Suedeze më jep mua, dhe t’ju kërkoj që të ndajmë së bashku këtë moment hijeshie. 10/ 1 993 2/1 59