Pa Fokus Fundviti | Page 57

fëmijërinë time ndihesha i lumtur, pikturoja shumë, dhe të gjithë të rriturit më buzëqeshnin. Të gjithë ishin të sjellshëm, miqësorë dhe të ndjeshëm me mua. Kam shkruar shumë mbi gjithë këtë në librin tim autobiografik Istanbul. Pas publikimit të Istanbul, disa njerëz më pyesnin: A nuk je pak i ri për të shkruar autobiografinë tënde? Unë heshtja. Letërsia ka të bëjë me lumturinë, doja të thoja, me ruajtjen në kujtesë të fëmijërisë tënde për gjithë jetën, të mbajë gjallë fëmijën që keni brenda… Tani, disa vite më vonë, kam marrë këtë çmim kaq të madh. Këtë herë të njëjtët njerëz më bëjnë një pyetje tjetër: A nuk je pak i ri për të fituar Çmimin Nobel? Në të vërtetë pyetja që kam dëgjuar më së shumti qëkur mora lajmin për fitimin e çmimit është: Çfarë ndjenje është të fitosh Çmimin Nobel? Unë them: Oh, është ndjenjë e mirë. Të gjithë të rriturit më buzëqeshin vazhdimisht. Papritur të gjithë janë përsëri të sjellshëm, miqësorë dhe të ndjeshëm me mua. Në fakt, ndihem gati si një princ. Ndihem si një fëmijë. Pastaj për një moment, e kuptoj se pse nganjëherë ndihem aq i nevrikosur. Ky çmim që më soll i përsëri ato buzëqeshjet e ëmbla të fëmijërisë time dhe mirësinë e të panjohurve, duhet të më ishin dhënë jo në këtë moshë (54 vjeç) që disa mendojnë se jam shumë i ri, por shumë më herët, edhe më herët se në fëmijërinë time, mbase dy javë pasi unë erdha në jetë, që kështu unë të kisha shijuar atë ndjenjën princërore të të ndjerit një fëmijë gjithë jetën. Në fakt tani… kur e mendoj… Ja pse unë shkruaj dhe do vazhdoj të shkruaj. /12/ 0 06 20 57