Fjalimi i Banketit
Fjalimi i Orhan Pamuk në Banketin e Nobelit, 10
Dhjetor 2006
Pse shkruani? Kjo është pyetja që më është bërë më
së shumti në gjithë karrierën time. Në të shumtën e
rasteve me anë të kësaj pyetjeje ata duan të thonë
gjëra të tilla si: Cili është qëllimi, pse harxhoni kohë
në këtë aktivitet të çuditshëm e të pamundur? Pse
shkruani… Të duhet të japësh një justifikim, të
kërkosh falje për faktin se po shkruan… kështu jam
ndjerë sa herë e kam dëgjuar këtë pyetje. Por çdo
herë jap një përgjigje të ndryshme… Nganjëherë
them: Nuk e di pse shkruaj por përfundimisht kjo
gjë më bën të ndihem mirë. Shpresoj të ndiheni
kështu si unë kur të më lexoni! Nganjëherë them se
jam i nevrikosur dhe kjo është arsyeja pse shkruaj.
Në të shumtën e rasteve stimulimi më vjen kur jam
vetëm në dhomë prandaj ja pse shkruaj. Në fëmijërinë time dëshiroja të bëhesha një piktor. Pikturoja çdo ditë. Akoma e ndjej atë ndjenjën fëminore të gëzimit dhe të lumturisë sa herë që shkruaj.
Shkruaj për të mbajtur gjallë atë lumturi të kaluar
fëminore dhe ja pse për mua letërsia dhe të shkruarit janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme me
lumturinë, ose mungesën e saj… palumturinë. Në
56