Pa Fokus Fundviti | Page 55

sepse ato nuk e dinë, nuk janë të afta apo nuk duan të jenë, ose sepse ato nuk lejohen të shohin nga ata që në fakt udhëheqin botën: kompanitë shumëkombëshe e plurikontinetale fuqia e të cilave - absolutisht jo demokratike - redukton në hiç atë çfarë na ka mbetur nga ideali i demokracisë. As ne qytetarët nuk po përmbushim më detyrat tona. Lë të mendojmë se nuk mund të ketë ekzistencë të të drejtave tona pa simetrinë e detyrimeve që vijnë me këto të drejta. Nuk ka asnjë shans që qeveritë të përmbushin detyrimet e tyre as për 50 vitet e ardhshme. Le të jemi ne qytetarët e zakoshëm që të ngremë zërin. Me të njëjtën vrull siç kërkuam të drejtat tona, le të kërkojmë ne përgjegjësi për detyrimet tona. Mbase bota mund të bëhet pak më e mirë nga ç’është. Nuk kam harruar falenderimet. Në Frankfurt, në 8 Tetor, falenderimet para ishin për Akademinë Suedeze që më dhanë Çmimin Nobel në Letërsi. Kam falenderuar të gjithë botuesit e mi, përkthyesit dhe lexuesit e mi. Edhe një herë, faleminderit. Dhe tani dua të falenderoj edhe shkrimtarët portugezë dhe shkrimtarët në gjuhën portugeze, ata të së shkuarës dhe të tanishmit: Falë tyre letërsia jonë ekziston. Unë jam veçse njëri prej tyre. E kam thënë edhe një herë që unë nuk kam lindur për këtë gjë por më është dhënë. Kështu, falenderimet e mia. 10/ 1 998 2/1 55