Fjalimi i Banketit
Fjalimi i José Saramagos në Banketin e Nobelit, 10
Dhjetor 1998
Madhëri, Lartësia Juaj Mbretërore, Zonja dhe
Zotërinj,
Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut u
nënshkruajt si sot 50 vjet më përpara. Ka shumë
ceremoni përkujtimore për këtë ngjarje. Vëmendja
bie, ju e dini këtë. Kur çështje serioze shfaqen në
vend, interesi publik fillon të pakësohet. Nuk kam
asgjë kundër këtyre veprimeve përkujtimore. Edhe
unë vetë kam kontribuar për këto lloj ceremonish,
në mënyrën time modeste, dhe nëse ju duket vendi dhe koha e përshtatshme më lejoni të kontribuoj
edhe kësaj rradhe. Në këtë gjysmë shekulli, qeveritë natyrisht nuk kanë kontribuar moralisht për të
drejtat njerëzore gjithë çfarë mund të bënin. Padrejtësitë shumëfishohen, pabarazitë edhe më shumë,
injoranca rritet, mjerimi përhapet. Kjo racë skizofrene njerëzore që ka kapacitetin të dërgojë mjete në
një planet tjetër për të studiuar përbërjen e gurëve
të tij mundet që të shohë me indiferencë vdekjet
e miliona njerëzve nga uria. Të shkosh në Mars
duket më e lehtë sesa të kalosh nëpër lagjen tënde.
Askush nuk kryen detyrat e tij. Qeveritë aq më pak
54