Pa Fokus Fundviti | Page 53

skenë këtë vepër në Itali dhe pati miratimin e Papës. Papa, që ishte një njeri me sens të madh humori, i tha:” Çfarë po mundohesh të bësh, të shkatërrosh reputacionin tim me këtë komedi? Këta…kardinalët do të ma vënë zjarrin.” Por Molieri nuk mund t’ia jepte pjesën teatrale Kristinës sepse atë e kërkonte edhe Mbreti. Kjo pjesë, Tartuffe, u luajt për herë të parë … nuk ishte përfunduar akoma. Ishte një komedi e ligë që me ironi të madhe qortonte hipokrizinë e kohës, në veçanti hipokrizinë e Katolikëve dhe posaçërisht rregullave fetare sesi kjo fe shprehej në lidhje me familjen. Ishte një katastrofë. U censurua. U ndalua për 3 vjet rresht. U luajt prapë për një farë kohe dhe pastaj prapë u ndalua për disa vite. Do të ishte e drejtë të supozohej që nëse Molieri do t’ia kishte dhënë pjesën Kristinës dhe ajo të mundësonte që pjesa të luhej në Romë, askush nuk do të guxonte ta censuronte atë. Kristina gëzonte mbrojtjen e Papës dhe kush mund t’i kundërvihej Papës? Pra, të përgjërohem Mbretëreshë, dhe juve Princesha që jeni të pranishme në këtë mbrëmje: nëse e doni teatrin, jepini mbështetjen tuaj, ashtu si Kristina. S iç po thoja, kur teatri është ironik, grotesk, është sipër të gjithëve dhe ju duhet ta mbroni atë, sepse teatri që i bën njerëzit të qeshin është teatri i arsyes njerëzore. Dhe nëse hasni në ndonjë problem, kërkoni mbështjetjen e Papës. Pa asnjë dyshim që do të keni sukses. Kjo është për Kristinën! 0/1 2 012 /2 53