Fjalimi i Banketit
Fjalimi i falenderimit të Dario Fo në Banketin e Nobelit, 10 Dhjetor 1997.
Edhe pse nuk mbaj një gotë në duar, do të doja të
ngreja një dolli për një mbretëreshë të madhe, një
mbretëreshë të së kaluarës tuaj: Kristinën.
Kristina mbërriti në Itali në fundin e shekullit të
17-të. Ashtu siç e ka përmendur edhe dikush më
parë, ajo erdhi në Romë dhe atje, sigurisht, u njoh
me Papën, Aleksandrin VII. Ai ishte njeriu që po
përpiqej të restauronte pëlhurën e shkatërruar kulturore të qytetit. Reagimi ndaj Kundër-Reformimit
kishte arritur majën e tij disa vite më parë. Aleksandri mbështeti kthimin në Itali të njerëzve të teatrit
që ishin larguar nga vendi nga Kundër-Reformimi,
dhe në sajë të përpjekjeve të tij Mbretëreshë Kristina arriti të njihej me komedianët më të mëdhenj
të Italisë, kur ata filluan të ktheheshin në atdheun
e tyre.
Ajo tashmë e donte teatrin; nëpërmjet këtyre aktorëve ajo u magjeps me të. Gjatë një vizite në
Francë, ajo u njoh me Molierin, me të cilin filloi një
korrespondecë gjatë kthimit për në Itali. Në një farë
mënyre Molieri i dërgoi asaj një nga komeditë e tij,
Tartuffe. Ishte vetëm një skicë.
Kristina e pyeti Molierin nëse ajo mund ta luante në
52