ndriçojnë të ardhmen e popullit tonë amerikan, të cilët po mbrojnë
të drejtat e tyre të dinjitetit, lirisë dhe jetës.
Unë jam një përfaqësues i këtyre kohërave dhe i betejave të tanishme
që mbushin poezinë time. Do të më ndjeni nëse e kam zgjatur mirënjohjen time që të përfshij të gjithë ata që më përkasin mua, edhe ata
të harruarit e kësaj bote që në këtë orë të lumtur të jetës sime më
shfaqen mua më realë se frazat e mia, më të lartë se zinxhirët e mi
të stërgjatë, më të gjerë se oqeani. Jam krenar që i përkas kësaj mase
të madhe njerëzimi, jo të paktëve por të shumtëve, nga prezenca e
padukshme e të cilëve jam i rrethuar sot.
Në emër të gjithë atyre njerëzve dhe në emrin tim unë falenderoj Akademinë Suedeze për nderimin që më kanë bërë sot për punën time
si poet. Gjithashtu falenderoj këtë vend me pyjet e gjerë dhe borërat
e mëdha, ndjenjat e të cilëve për barazi dhe dashuri për paqen, ekuilibri dhe bujaria e të cilëve habit botën. I jap falenderimet e mia dhe
i kthehem punës sime, faqes së bardhë që çdo ditë na pret ne poetëve
që ne ta mbushim atë me gjakun dhe errësirën tonë, sepse poezia
shkruhet me gjak dhe errësirë, sepse kështu duhet të shkruhet.
10/
1
971
2/1
51