Fjalimi i Banketit
Fjalimi i Pablo Nerudës në Banketin e Nobelit në
Stokholm, 10 Dhjetor 1971
Lartësisë Suaj Mbretërore, Zonja dhe Zotërinj,
Ne vijmë nga shumë larg, nga atje që është prapa
dhe me ne, nga gjuhë të ndryshme, nga vende që e
duan njëri-tjetrin. Këtu jemi të mbledhur në Stokholm, në këtë mbrëmje që është qendra e botës. Ne
erdhëm nga kimia, nga mikroskopët, nga kibernetika, algjebra, nga barometrat, nga poezia në
mënyrë që të mblidhemi këtu. Ne vijmë nga errësira e laboratorëve tanë, që të takojmë një dritë që
na nderon, dhe që, për momentin na verbon. Për ne
laureatët e çmimit, është një pyetje si gëzimi ashtu
edhe dhimbjeje.
Por përpara se të them falenderimet dhe përpara se
të mbushem me frymë, duhet të mbledh pak veten
që të zhvendos veten larg nga ky vend, të kthehem
në vendin tim dhe edhe një herë të shkoj i përhumbur në natë dhe në agimin e kombit tim.
Kthehem edhe një herë në rrugët e fëmijërisë sime,
në dimrat e Amerikës së Jugut, në kopshtet jargavane të Araucanias, tek vajza e parë që mbajta në
duart e mia, në baltën e rrugëve të pashtruara, në
një vend, një kontinent i errët që kërkon dritë. Dhe
nëse rrezet e këtij holli festiv kapërcejnë vende dhe
dete për të ndriçuar të shkuarën time, ato gjithashtu
50