Pa Fokus Fundviti | 页面 49

Për fat të mirë unë zura disa miq në qytet, një grusht shkrimtarësh të rinj nga Aktionsgruppe Banat. Pa ata nuk do të kisha mundur të lexoja apo shkruaja asnjë libër. Më e rëndësishmja: këta miq ishin absolutisht thelbësorë për mua. Po të mos kishte qenë për ata unë nuk do të kisha mundur t’i bëja ballë shtypjes. Sot po mendoj për ata miq, duke përfshirë edhe ata në varreza- ata që Shërbimi Sekret Rumun ka në ndërgjegjien e tij. Kam parë shumë njerëz të rrëzohen. Isha edhe unë në prag të një gjëje të tillë, por pak para se kjo gjë të ndodhte unë isha e gatshme të largohesha nga Rumania. Për pak do të kisha patur shumë fat, i gjithi i pamerituar, meqë fati nuk është diçka që mund të meritohet. Lumturia mbase mund të ndahet me të tjerët. Por aspak fat, mjerisht. Tani, duke qëndruar këtu pranë vetes sime në Stokholm, ndihem me shumë fat edhe një herë. Sepse ky çmim ndihmon si ata që jetuan në këtë lloj shtypjeje që ka për qëllim të shkatërrojë qëniet njerëzore dhe ata që, falë Zotit, nuk jetuan një gjë të tillë: të parët për të kujtuar se çfarë ata përjetuan dhe të tjerët që t’i sjellin këto fakte ndër mend. Sepse edhe në këto ditë ekzistojnë diktatura të çdo grade. Disa vazhdojnë si të tilla përgjithmonë, çdoherë duke na kërcënuar neve përsëri, si Irani. Të tjerat, si Rusia apo Kina, mbulohen me mantel respekti; ata liberalizojnë ekonomitë e tyre, por të drejtat njerëzore qëndrojnë me vendosmëri të mbërthyera nga Stalinizmi apo Maoizmi. Dhe pastaj kemi gjysmë-demokracitë në Evropën e Lindjes, të cilat që në 1989 kanë vënë dhe hequr aq shpesh mantelin e tyre të respektit saqë ata janë praktikisht të veshur në copëra. Letërsia nuk mundet ta ndryshojë gjithë këtë. Por ajo mundet - dhe kjo është një nismë e vonuar - të përdorë gjuhën që të shpikë një të vërtetë e cila tregon se çfarë ndodh tek ne dhe rreth nesh kur vlerat dalin nga rruga e tyre. Letërsia flet me çdokënd individualisht – është një pronë personale që qëndron brenda kokave tona. Dhe asgjë nuk mund të na flasë neve me aq forcë sa libri, i cili nuk pret asgjë në shkëmbim, ndryshe nga ajo që mendojmë dhe ndjejmë. Do të doja të falenderoja Akademinë Suedeze dhe Fondacionin Nobel - shumë falenderime. /2009 49 0/12