Fjalimi i Banketit
Fjalimi i Herta Müller në Banketin e Nobel-it, 10
Dhjetor 2009
Madhërisë suaj
Lartësisë suaj mbretërore
Zonja dhe zotërinj
Të dashur miq
Trajektorja që drejton një fëmijë që ruan lopët në luginë në Hollin e qytetit të Stokholmit është një trajktore e
çuditshme. Këtu, gjithashtu, (siç është shpesh rasti), po
qëndroj pranë vetes.
Ishte kundër vullnetit të nënës time ndjekja e gjimnazit
përgatitor në qytet. Ajo dëshironte që unë të bëhesha
një rrobaqepëse në fshat. Ajo e dinte që nëse unë zhvendosesha në qytet do të bastardohesha. Dhe ashtu
ndodhi. Fillova të lexoj libra. Fshati më dukej gjithnjë e
më shumë si një kuti në të cilën një person lindtte, martohej dhe vdiste. Të gjithë njerëzit në fshat banonin në
një kohë të vjetër, ata kishin lindur të vjetër. Mendova:
herët a vonë duhet ta lësh fshatin nëse do të rritesh e re.
Në fshat të gjithë mblidheshin kruspull përpara shtetit,
por në mesin e tyre dhe rreth njëri-tjetrit ata ishin tmerrësisht kontrollues, në aspektin e vetë-shkatërrimit. I
njëjti kombinim strukjeje dhe kontrolli mund të vërehej
kudo nëpër qytet gjithashtu. Burracakëria personale në
aspektin e vetë-shkatërrimit, kontrolli shtetëror në aspektin e degradimit të personit.
Kjo është mbase mënyra më e shkurtër për të përshkruar
jetën e përditshme gjatë regjimit diktatorial.
48