dukej.
Derisa një ditë, në çastet e imëta të mëngjesit, protagonisti i tregimit tim mori një thirrje misterioze në të cilën një zotëri e lajmëroi atë
se ai kishte fituar një çmim dhe që për ta marrë atë ai duhej të udhëtonte drejt një vendi të quajtur Stokholm, kryeqyteti i një vendi
të quajtur Suedi (apo diçka e tillë).
Tërësisht i hutuar, personazhi im filloi të përjetojë në jetën reale
një nga ato tregime që deri atëherë ai i kishte gjetur vetëm në
mbretërinë ideale dhe joreale të letërsisë. Ai befas filloi të ndihej
ashtu siç mund të jetë ndjerë varfanjaku kur e ngatërruan me
princin në “Princi dhe Varfanjaku” i Mark Twain. Ai është akoma
atje, goxha i befasuar, duke mos ditur në është duke ëndërruar apo
plotësisht i zgjuar, nëse ajo çfarë është duke ndodhur është e vërtetë
apo e gënjeshtërt, nëse çfarë po ndodh është jetë apo letërsi, sepse
kufiri që ndan këto dy të fundit duket se është zhdukur tërësisht.
Të dashur miq, tani mund të ngre dollinë që ua premtova qëparë. Le
të ngremë dolli për Suedinë, këtë mbretërinë e çuditshme që duket
se paraqet, për pak njerëz të privilegjuar, mrekullinë e të kthyerit të
jetës në letërsi dhe letërsisë në jetë.
Gëzuar dhe faleminderit shumë!
1
10/
2
010
/2
47