vende të ndryshme sigurisht, por nganjëherë më duhet të lëviz
sepse jam duke shkruar rreth një vendi të caktuar. Por, nuk mendoj
se ambienti e ndryshon shumë idenë që kam për një tregim apo
histori… Por, mbase, mbase, po… por jo në një mënyrë të ndërgjegjshme. Mbase në mënyrë të pandërgjegjshme po, jam i plotësuar
nga vendi në të cilin gjendem. Nuk e di.
Adam Smith: Po për gjuhën? Sepse…
Mario Vargas Llosa: Gjuha, jam i bindur se fakti, që të themi,
po jetoj në një gjuhë të huaj, e përmirëson shumë marrdhënien
që kam me gjuhën spanjolle. Mendoj se e kam kuptuar më mirë
gjuhën time në këtë përballje të vazhdueshme - të spanjishtes me
anglishten, me frëngjishten, me gjermanishten. Ah, mendoj se arrin të bëhesh shumë më tepër i ndërgjegjshëm për nuancat që çdo
gjuhë ka për të shprehur të njëjtën ide, të njëjtat ndjenja. Mendoj
se marrëdhënia ime me gjuhën time mëmë ka qenë, shumë, shumë
më e pasur sepse kam jetuar në vende ku gjuha spanjolle nuk ka
qenë një gjuhë kombëtare.
Adam Smith: Dhe, ju shkruani në një numër të madh formash - dhe
në shumë forma të pazakonta, të veçanta - pse kështu?
Mario Vargas Llosa: Epo, shkruaj novela, dhe … Por, mendoj se
jam një shkrimtar i një proze letrare, sepse shkruaj edhe drama,
ose tregime të shkurtra. Por, nuk besoj se stilet e ndryshme të letërsisë ndryshojnë vizionin, besimet … ndjenjat që unë mundohem të
shpreh në historitë e mia.
Por, mendoj se tregime të caktuara të shprehura apo të paraqitura
në një drame, sesa në një novelë, apo në një tregim të shkurtër apo
41