Pa Fokus Fundviti | Page 42

në mënyra të tjera. Në tregime të tjera, sigurisht, mendoj se novela është mënyra ideale për t’i shprehur, apo jo? Adam Smith: Mund t’ju pyes rreth interesit tuaj mbi politikën? Ju thoni që jeni pjesë e politikës për shkak të një sensi detyrimi. A ishte ky detyrim personal apo detyrim si shkrimtar? Mario Vargas Llosa: Epo, kur unë … Unë mendoj se shkrimtarët janë qytetarë gjithashtu dhe kanë detyrimin moral të marrin pjesë në debatin qytetar, në debatin mbi zgjidhjet e problemeve që has shoqëria. Kjo nuk do të thotë se unë mendoj se shkrimtarët duhet të bëhen politikanë profesionistë. Jo, kurrë nuk e kam menduar, kurrë nuk kam dashur të bëhem një politikan i kualifikuar. E kam bërë një herë këtë gjë sepse situata në Peru ishte fort, fort serioze. Ne kaluam në hiperinflacion, ne kemi terrorizëm, kishte luftë, luftë civile në vend. Dhe i gjendur në këtë ambient, përshtypja ime ishte se demokracia e brishtë që ne patëm ishte në pikën e shkatërrimit! Kështu, ndodhi në këto rrethana. Por e bëra si diçka shumë të jashtëzakonshme duke e ditur shumë mirë që kjo do të ishte një eksperiencë kalimtare, jo, që ishte. Por, nga ana tjetër jam ... Unë, unë mendoj se shkrimtarët, si të gjithë qytetarët e tjerë duhet të marrin pjesë në problemet shoqërore. Përndryshe, nuk mund … nuk mund të protestosh! Nuk mund të jesh pjesëmarrës. Nëse beson në demokraci, atëherë demokracia është pjesëmarrje, dhe nuk mendoj se pse shkrimtarët, apo artistët, apo intelektualët duhet ta shfajësojnë veten e tyre nga ky detyrim moral për të marrë pjesë. Adam Smith: Akordimi i çmimit do t’ju prezantojë me një lexues tërësisht të ri, që nuk kanë lexuar kurrë veprat tuaja më parë. Do të donit 42