Është një surprizë e mrekullueshme! Epo, nuk di çfarë të them…
ndihem i hutuar, vërtet!
Adam Smith: Kjo është diçka e mirë! Ju keni qenë në maja për disa
vite, kështu që… ju e dini se çfarë do të thotë t’ju akordohet çmimi,
apo jo?
Mario Vargas Llosa: Epo, e di por akoma nuk arrij ta besoj, kupton? Duhet ta lexoj në gazeta që ta besoj.
Ndihem shumë i prekur dhe është një inkurajim fantastik. Dhe,
sinqerisht, nuk e prisja! Nuk e kam ditur kurrë se ishte e vërtetë
që emri im ishte në mes të kandidatëve të mundshëm dhe… Por,
gjithsesi, është një ngjarje fantastike dhe ndihem shumë i surprizuar! Shumë!
Të shkruarit ka qenë një kënaqësi kaq fantastike për mua gjatë
gjithë jetës sime, dhe nuk mund ta besoj që jam i nderuar dhe i
shpërblyer për diçka që ka qenë një shpërblim në vetvete për mua,
kupton? Gjithsesi, ju lutem.
Adam Smith: Ju jeni ne Priceton për momentin, duke dhënë mësim?
Mario Vargas Llosa: Jam në New York, por jap mësim në Priceton.
I kaloj të Hënat dhe të Enjtet duke dhënë mësim, por po jetoj në
New York deri në Dhjetor.
Unë jetoj në Lima dhe në Madrid. Shumicën e kohës midis Limës
dhe Madridit.
Adam Smith: Doja t’ju pyesja: vendi se ku jetoni, a e ndryshon
mënyrën tuaj të të shkruarit?
Mario Vargas Llosa: Oh, nuk besoj…Unë….jo….Unë shkruaj për
40