Pa Fokus Fundviti | Page 39

Intervista “Jam i nderuar dhe i shpërblyer për diçka që ka qenë një shpërblim në vetvete...” Intervistë telefonike me Mario Vargas Llosa për marrjen e çmimit Nobel në Letërsi më 7 tetor 2010. Intervistuesi është Adam Smith, Kryeredaktor i Nobelprize.org. Mario Vargas Llosa: Alo? Adam Smith: Përshëndetje, emri im është Adam Smith. Po ju telefonoj nga faqja në internet e Cmimit Nobel në Stokholm. Urimet e mia për dhënien e çmimit. Mario Vargas Llosa: Epo, atëherë qenka e vërtetë? Ha, ha! 201 0 Adam Smith: Ha, ha! Të jesh i sigurtë që po. Mario Vargas Llosa: Po e them këtë sepse mora një telefonatë nga Sekretaria e përgjithshme e Akademisë, dhe po mendoja nëse ishte e vërtetë apo ndonjë shaka e ndonjë miku! Adam Smith: Epo, mund t’jua konfirmoj se sapo i është dhënë lajmi popullit të Stokholmit. Mario Vargas Llosa: Ah, qenka dhënë çmimi ndërkohë. Epo, jam thellësisht i prekur dhe mirënjohës! 39