Adam Smith –Çmimi do të inkurajojë shumë lexues të rinj që të
kridhen në veprat tuaja për herë të parë. Ku rekomandoni që ata të
fillojnë leximin? Çfarë ke dëshirë t’u sugjerosh lexuesve?
Orhan Pamuk – Oh, kjo varet nga lexuesi sigurisht; lexuesi që
blen libra duke u nisur nga shkrimtari që ka fituar Çmimin Nobel
duhet të fillojë me Emri im është e Kuqja. Lexuesi që tashmë ka
lexuar këtë libër duhet të vazhdojë me Libri i Zi. Ndërsa lexuesi që
është i interesuar të lexojë më shumë mbi probleme të kohës dhe
politikës duhet të lexojë Bora, e kështu me rradhë.
Adam Smith –Po nëse lexuesit tuaj kanë aftësinë t’ju lexojnë në
shumë gjuhë, por nuk lexojnë dot në turqisht, a keni ndonjë rekomandim se cila gjuhë në të cilën i përktheni librat paraqet më qartë
thelbin dhe shpirtin e punës tuaj?
Orhan Pamuk – Anglishtja sigurisht që është gjuha e botës sot
dhe gjuha në të cilën kam shqyrtuar dhe krahasuar librat e mi, dhe
jam shumë krenar për përkthyesin tim. Pra, zakonisht, përkthyesit e gjuhës agleze.
Adam Smith – OK, të falenderoj shumë.
Orhan Pamuk – Faleminderit, siç e shihni unë jam një djalë i
mirë që e bëri shumë mirë detyrën e tij.
Adam Smith –Shumë mirë në fakt. Jam i ngazëllyer nga bashkëpunimi juaj. Faleminderit.
Orhan Pamuk – Mirupafshim. Më duhet ta mbyll tani sepse po
më telefonojnë agjenti im dhe të tjerë, kam kaq shumë gjëra për të
bërë. Mirupafshim.
Adam Smith –Sigurisht, faleminderit që ndatë kohën tuaj me mua.
Mirupafshim.
Orhan Pamuk – Ok, mirupafshim.
38