Adam Smith – Sepse historikisht ka patur shumë më shumë përzierje të kulturave nga sa ne kemi menduar, apo jo?
Orhan Pamuk – Kultura është një përzierje. Kultura nënkupton
një përzierje të elementëve nga burime të ndryshme. Dhe qyteti
im Stambolli ka qenë kjo lloj përzierje. Stambolli në fakt, bashkë
me punë time, janë një dëshmi e faktit se Lindja dhe Perëndimi i
kombinojnë kulturat me hijeshi ose ndonjëherë në mënyrë anarkike dhe kjo është pika ku ne duhet të fokusohemi.
Adam Smith – Shumë nga karakteret tuaj personifikojnë ndikime të
shumta kulturore. Me këtë dua të them se shkrimet tuaja tregojnë
se ata janë larg të qënit tërësisht vetëm nga Lindja apo Perëndimi,
janë një miks.
Orhan Pamuk – Po.
Adam Smith – A shkruani vetëm në turqisht?
Orhan Pamuk – Po. Më duket se kam shkruar gjashtë ose shtatë
artikuj në gjuhën angleze, në revista ndërkombëtare, në Times
Literary Supplement dhe Village Voice. Por sigurisht unë jam një
shkrimtar turk para së gjithash dhe jetoj në gjuhën time. Gjuha
jam unë në një farë mënyre. Vërtet, kështu e ndjej.
Adam Smith – A ka ide që ju i shprehni në turqisht që në gjuhë të
tjera do të ishte e vështirë t’i shprehnit njësoj?
Orhan Pamuk – Po. Sepse të menduarit përbëhet nga dy elementë: gjuha dhe imazhet, domethënë gjysma e të menduarit
është gjuhë.
37