traditë shumë të gjatë të të shkruarit për Stambollin, për lëvdatat
që i bëjnë këtij qyteti. A mund të përshkruash shkurtimisht çfarë ka
të veçantë ky qytet që ka tërhequr e joshur imagjinatën e njerëzve
përgjatë viteve?
Orhan Pamuk – Epo, është në kufi të Evropës por ndryshe nga
ajo. Pra ka qenë gjithmonë “tjetri” më i afërt. Dhe ishte në të
njëjtën kohë dy gjëra, shumë afër dhe tjetri. I mistershëm, i çuditshmën, i pakompromentuar dhe totalisht jo-evropian në shumë
aspekte, edhe pse në shpirtin e tij ka qenë gjithmonë një vend i
mrekullueshëm për Evropën.
Adam Smith – Dhe duke iu referuar frazës “shpirt melankolik”, si e
përshkruani Stambollin për ata që nuk e kanë vizituar asnjëherë?
Orhan Pamuk – Do të thoja se është një nga qytetet e hershme
moderne ku moderniteti është kalbur më herët nga ç’pritej. Gërmadhat e së kaluarës i dhanë qytetit melankolinë e tij, bashkë me
varfërinë. Por dua të them edhe se tashmë qyteti po e merr veten,
po shërohet nga kjo melankoli.
Adam Smith –Një tjetër aspekt i të shkruarit tënd që u theksua në
citim nga ana e Komitetit, është mënyra sesi ju shqyrtoni ndërveprimet ndërmjet kulturave të ndryshme. Është një klishe të thuash
që Turqia shtrihet në kryqëzimin ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit,
por me sa duket të ofron pozitën e favorshme nga e cila mund të
shohësh përballjen ndërkulturore.
Orhan Pamuk – Ky takim mes Lindjes dhe Perëndimit dhe
përplasja e qytetërimeve, është për fat të keq një nga idetë më të
rrezikshme që kanë dalë në këto 20 vitet e fundit. Kjo ide imagjinare për fat të keq tani po bëhet reale dhe kjo teori po i shërben
përplasjes së qytetërimeve dhe vdekjes së shumë njerëzve.
36