Pa Fokus Fundviti | Page 35

morët vesh lajmin për çmimin? Orhan Pamuk – Oh, po flija, dhe po mendoja se pas një ore mbase do të shpallej fituesi i Çmimit Nobel, dhe pastaj dikush do të më thoshte se kush e fitoi sivjet. Pastaj po mendoja se çfarë kisha për të bërë sot, cila është puna ime për sot? Isha pak përgjumësh. Pastaj ra telefoni, dhe unë që thashë: “Oh, ora ka shkuar gati shtatë e gjysmë!” Ju e dini, këtu jam në New York dhe nuk e dalloj dot kur del dielli dhe nuk po ndihesha mirë në ato momente… U përgjigja në telefon dhe dikush më tha që kam fituar Çmimin Nobel. Adam Smith – Kjo është një telefonatë e jashtëzakoshme për t’ju përgjigjur. Kishte një gëzim të madh në konferencën për shtyp kur u shpall çmimi. Orhan Pamuk – Vërtet? Oh, kjo është e mrekullueshme. Jam shumë i lumtur të dëgjoj këtë gjë. Në fakt kam takuar shumë gazetarë që kanë shprehur dëshirën që unë ta fitoja këtë çmim, kështu që jam i lumtur për këtë gjë. Jam shumë i kënaqur nga gjithë këto detaje. Shumë faleminderit. Adam Smith – Ju jeni i pari shkrimtar turk që fitoni Çmimin Nobel në Letërsi. A i jep ky fakt dhënies së çmimit një domethënie të veçantë për ju? Orhan Pamuk – Epo, për fat të keq kjo e bën dhënien e çmimit diçka shumë të veçantë në Turqi, gjë që është e mirë për Turqinë, të marrë këtë çmim, por nga ana tjetër kjo është një çështje e ndjeshme dhe politike dhe në një farë mënyre ka prirjen që kjo gjë të shihet si një detyrim për Turqinë. Adam Smith – Citimi për çmimin i referohet veçanërisht “kërkimit tuaj për shpirtin melankolik të qytetit tuaj të lindjes” dhe ka një 35