vjetër dhe shërbimi sekret kanë ndarë ndërmjet tyre pozicionet më
të rëndësishme në vend. Dhe ky është një rrjet i tërë. Ata ndihmojnë njëri-tjetrin dhe veten e tyre. Kjo shpjegon edhe korrupsionin
e madh në Rumani. Për fat të keq, Rumania është larg të qënit një
vend demokratik.
Rumunëve nuk u pëlqen të dëgjojnë këto gjëra. Ky është një problem i përhershëm. Ata që janë të dëbuar duhet të mbyllin gojën, dhe
të bëjnë sikur nuk dinë asgjë.
Marika Griehsel: Ju shkruani në gjermanisht por keni edhe ndikim
nga gjuha rumune… si vihet re kjo gjë?
Herta Müller: Epo, gjermanishtja është gjuha ime amëtare. E kam
mësuar gjuhën rumune shumë vonë, kur isha 15 vjeç, në qytet,
dhe kisha dëshirë ta mësoja. Më pëlqen shumë kjo gjuhë. Gjuha
rumune është shumë e bukur, poetike dhe sensuale. Dhe që nga
ai moment – mbase ishte mirë që e mësova aq vonë sepse – pastaj
mund ta shikoja më ndryshe— e pashë se sa e pasur është gjuha rumune në shëmbëlltyrë, ka metafora të mrekullueshme, metaforat e
zakonshme që njerëzit përdorin çdo ditë, në paragjykime apo fraza,
shumë gjëra janë kontradiktore, apo emrat e bimëve, që në gjermani kanë emra tërësisht të ndryshëm. Ky është një vështrim ndryshe për të njëjtën gjë… gjithmonë kam vënë re që janë dy vende të
ndryshme, njëri është vendi ku unë i shoh gjërat nëpërmjet gjuhës,
dhe tjetri është vendi tjetër. Nuk është vetëm një fjalë ndryshe, është
një këndvështrim ndryshe. Gjuha ka këndvështrime të ndryshme.
Në rastin tim, gjuha rumune shkruan gjithmonë me mua, madje
edhe kur nuk jam duke shkruar në këtë gjuhë, sepse ajo ekziston në
kokën time. Dhe kam dy pikëpamje nga gjuha, ato janë gjithmonë
tek mua. Shpesh nuk e dalloj dot se cilën përdor gjatë shkrimit.
32