kolektiv, minoriteti gjerman u përfshi në këtë ngjarje; ata ishin në
ushtrinë gjermane. Rumania në kohën që qeverisej nga Antonescu
ishte një shtet fashist…
Marika Griehsel: Ju thatë se ishte një faj kolektiv?
Herta Müller: Po, dhe për mendimin tim faji kolektiv është gjithmonë i padrejtë sepse njerëzit që u internuan as nuk kishin marrë
pjesë në luftë në fakt. Inernimi filloi në Janar të vitit 1945, por lufta
nuk mbaroi deri në Maj. Babai im ishte në ushtrinë Gjermane, akoma nuk ishte kthyer nga fushëbeteja. Dhe kështu u internuan civilë,
njerëz shumë të rinj në moshë, 17 vjeçarë si Oskar Pastior, që në të
vërtetë ishin të pafajshëm, dhe Rumania ishte në atë kohë një vend
fashist me Antonescu-n që mbante anën e Hitilerit dhe ndryshoi
qëndrim në minutat e fundit, sovjetikët e bindën Rumaninë që të
ndryshonte anën.
Edhe nëna ime u internua, për pesë vjet. Por jam munduar t’i shoh
këto gjëra në kontekst. Nëse Gjermania Naziste nuk do të kryente
ato krime, nuk do të kishte internime. Duhet ta mbajmë mend
gjithmonë këtë gjë. Gjërat nuk vijnë nga hiçi. Por ishte një pasojë e
krimeve ku edhe minoriteti gjerman ishte i përfshirë.
Marika Griehsel: Librat tuaj do të përkthehen edhe në rumanisht. Si
do të priten atje?
Herta Müller: Epo, varet. Në përgjithsi librat janë pritur mirë. Por
kjo është njëra anë e medaljes. Mbase nëse dikush e përzgjedh një
libër që ta lexojë, mendoj se do ta pëlqejë. Por në shoqërinë rumune nuk jam shumë e pëlqyer. Nuk marr shpesh ftesa. Sepse edhe
sot akoma kam shumë gjëra negative për të thënë për kushtet në
Rumani sepse kështu është realiteti. Sepse e gjithë nomenklatura e
31