një realitet. A duhet njeriu ta sforcojë veten për të tjerët dhe të
tradhëtojë mënyrën sesi mendon? Nëse nuk i përkas një vendi për
atë që mendoj dhe për atë që them, atëherë kështu le të jetë. Çfarë
mund të bëjë njeriu për këtë? Njeriu nuk mund përkulet së prapthi
ose të pretendojë se është dikush tjetër vetëm që të mund të jetë
pjesë e një grupi. Dhe në çfarëdo rasti, kjo gjë nuk funksionon. Që
në momentin që ti e kupton se nuk i përket një vendi, gjithçka ka
mbaruar.
Marika Griehsel: Letërsia, të shkruarit…. A duhet njeriu të jetë i
ndershëm?
Herta Müller: Por, njeriu duhet të jetë i ndershëm me veten e tij.
Nëpërmjet të shkruarit njeriu përjeton diçka ndryshe nga ai që
përjeton me të pesë shqisat që ka, sepse gjuha ka funksion më të
veçantë. Dhe në të shkruar njeriu fillon të kërkojë dhe kjo gjë e motivon atë të shkruajë sepse në këtë rast njeriu sheh dhe jeton gjërat
tërësisht nga një tjetër kënd vështrimi, njeriu e përjeton veten gjatë
proçesit të të shkruarit. Kur je duke shkruar nuk e kupton sesi do të
duket shkrimi derisa e mbaron atë. Dhe për gjithë kohën kur jam
duke shkruar ndihem e sigurtë, pastaj mendoj sesi mund të vazhdojë jeta dhe kur arrij në fund të tekstit nuk e di më.
Marika Griehsel