Marika Griehsel: Kur filluat të shkruani, për ç’arsye shkruanit, dhe
për kë shkruani tani?
Herta Müller: Epo, në të vërtetë, unë kam shkruar gjithmonë për
veten time. Që të qartësoja gjërat, që të qartësoja veten time, të kuptoja në një mënyrë më të thellë se çfarë ishte duke ndodhur në atë
kohë. Ose: Çfarë ishte bërë me mua? Unë vija nga një fshat shumë
i vogël. Pastaj u shpërngula në qytet, dhe atje ishte e vështirë jeta
për mua pasi unë isha minoritet, gjermane… dhe nuk i përkisja atij
vendi. Pastaj pata një konflikt të madh me patriotët e mi, pjesëtarë
të minoritetit gjerman: ata nuk komunikonin me mua, në kohën
kur shkrova librin tim të parë, më shihnin si dikë që tradhëton vetë
vatrën e saj sepse shkrova mbi situatën e përfshirjes së Socializmit
Kombëtar dhe rreth jetës arkaike dhe të vjetruar që bëhej në fshat,
rreth etnocentrizmit të tij. Dhe ata nuk më falën dot për këto që
shkrova.
Ata kërkonin letërsinë rreth atdheut të tyre, letërsi të vendit, dhe ata
menduan se unë po i kompromentoja. Është një minoritet shumë
konservativ dhe kështu unë u përjashtova, u përjashtova edhe nga
shoqëria rumune për arsye politike. Dhe pastaj erdha në Gjermani
dhe këtu në Gjermani isha gjithmonë rumune, ndërsa në Rumani
isha gjermane. Pra në një farë mënyre në ato kushte, njeriu është
gjithmonë një tjetër…
Marika Griehsel: A është kjo gjë e rëndësishme, fakti që ju u ndjetë që
ishit “jashtë”?
Herta Müller: Nuk e di nëse është e rëndësishme por padyshim
është diçka që njeriu nuk e do. Dhe nganjëherë kjo gjë të lëndon.
Njerëzit duan të përkasin diku, por koha ishte ashtu siç ishte dhe
unë fillova të mësohesha me këtë gjë dhe në një farë mënyre ishte
29