Pa Fokus Fundviti | Page 28

aq i rëndësishëm kur unë punoja - kur unë kisha një punë - sepse unë gjithmonë pushohesha nga puna, nga të gjithë. Dhe unë pastaj isha e nënshtruar nga gjithë ky mashtrim, vazhdimisht; marrjet në pyetje dhe persekutimi. Nganjëherë të shkruarit vetëm ta mendoje dukej si një çmenduri… sepse vendi ishte kaq i varfër dhe kur ishe dëshmitare e një mjerimi të tillë, dhe të mendoje për veten, epo, në një farë mënyre është… këto gjëra nuk kishin vend në atë lloj bote. Marika Griehsel: Por ishte komplet ndryshe se si vepruat ju në vend që të shihnit anën tjetër të medaljes, apo jo? Herta Müller: Asnjëherë nuk mund të jem e sigurtë që unë jam prapë vetja ime, që unë ekzistoj. Marika Griehsel: Ju shkuat të jetonit në Gjermani në vitin 1987? Herta Müller: Po. Marika Griehsel: Por ju vazhdoni të shkruani shumë për vendin e vjetër ku keni jetuar … pse ndodh kështu , sipas jush? Herta Müller: Epo, mendoj se pesha e rëndë… që letërsia shkon atje ku është pesha më e madhe. Dhe unë kam jetuar nën këtë diktaturë për më shumë se 30 vjet dhe është pikërisht atje ku janë plagët dhe temat… nuk e kam zgjedhur këtë temë, tema gjithmonë më ndjek mua. Këtë temë nuk mundem… akoma nuk e kam hequr qafe këtë temë. Dhe njeriu duhet të shkruajë për gjërat që e zaptojnë atë vazhdimisht. Dhe është e rëndësishme, diktatura… për fat të keq ajo diktaturë nuk ishte e fundit. Vajtueshëm, ka akoma shumë të tilla në botë. 28