Intervistë
“Gjuha ka këndvështrime të ndryshme.”
Intervistë telefonike me Herta Müller menjëherë pas njoftimit
për akordimin e Çmimit Nobel në Letërsi, 8 Tetor 2009. Intervista është regjistruar disa minuta pas njoftimit për çmimin dhe
është zhvilluar në gjuhën gjermane. Intervistuesja është gazetarja e pavarur Marika Griehsel.
Marika Griehsel: Zonja Müller, urimet e mia. Emri im është
Marika Griehsel dhe po ju telefonoj nga zyrat e faqes në internet të Fondacionit Nobel. Edhe një herë, përgëzimet tona më të
ngrohta.
2
0
0
9
Herta Müller: Faleminderit.
Marika Griehsel: Ju shkruani
në gjermanisht, dhe ju dikur
keni thënë se të shkruarit për
ju është shumë i rëndësishëm,
thelbësor….
Herta Müller: Epo, shkrimi
ka qenë e vetmja gjë ku unë
mund të gjeja vetveten, sepse
nën një regjim diktatorial …
dhe, ishte diçka pas së cilën
unë mund të mbahesha …
por në të vërtetë nuk ishte
27