plan të blej një shtëpi më të madhe në Beijing”, por dikush replikoi
menjëherë,”Nuk mund ta blesh me ato para.” Çmimet e pasurive të
patundshme në Beijing janë shumë të larta. Mund të kisha blerë një
shtëpi vetëm 100 metra katrorë.
Edhe pa këto para unë mund të jetoj në komoditet dhe të plotësoj
nevojat e mia kryesore por do të më japin mundësinë të bëj më
shumë gjëra. Si fillim, nuk do të më duhet të shkruaj shpejt, apo
pa pushuar për pak kohë, që të mund të përballoj jetesën. Tani
kam mjaftueshëm kohë të shkruaj kur të dua dhe nuk do të jem
i detyruar të prodhoj një sasi të madhe veprash. Në vend të kësaj,
mund të prodhoj cilësi të lartë. Gjithashtu, mund të përdor paratë
për të ndihmuar ata që janë në nevojë në vendlindjen time, shokët,
të afërmit apo bashkëfshatarët e mi.
Faleminderit- dhe urime sërish!
26