YuSie Rundkvist Chou: A jeni besimtar në ndonjë fe?
Mo Yan: Unë jam politeist. Kjo vjen nga fëmijëria ime, nga kullotja
e bagëtive në fusha. Në atë lloj mjedisi, kisha ndjesinë që të gjitha
gjërat kanë shpirt. García Márquez ka thënë diçka të ngjashme: “
Gjërat kanë një jetë të tyren. Thjesht duhet të zgjohen shpirtrat e
tyre.” Kur kullosja bagëtitë, më dukej sikur zogjtë, kafshët në tokë
madje edhe pemët apo bari, kishin secili shpirt. Çdo gjë ka ndjenja.
Prandaj mendoj se kam qenë një politeist që në fëmijëri.
Tek kjo pikëpamje e imja ka ndikuar edhe kultura folklorike në
fshatin tim. Jo shumë larg vendlindjes time jetonte një shkrimar i
famshëm, Pu Songling, gjatë dinastisë Qing. Ai ka shkruar mbi zotat dhe shpirtrat e bimëve e kafshëve të ndryshme, që mund të marrin formën e njerëzve. Ky lloj besimi është i zakonshëm në fshat.
Gjyshërit dhe fqinjët e mi më kanë treguar shpesh tregime me tema
të tilla.
Kjo ka ndodhur kur isha fëmijë. Pastaj u shpërngula në qytet, ku
mësova shumë teori duke përfshirë edhe ateizmin Marksist dhe teori të tjera mbi zota të ndryshëm. Dhe kam menduar se të gjitha
besimet fetare janë mirëqenie shpirtërore e njerëzimit dhe duhen
studiuar nën një perspektivë akademike.
Kështu që mendoj se unë kam besim fetar. I respektoj të gjitha besimet që i mësojnë njerëzit që të jenë sa më të mirë. Por unë nuk jam
përkrahës i asnjë besimi në veçanti.
YuSie Rundkvist Chou: Doja të të pyesja se çfarë domethënie kanë për
ty paratë që fitove nga Çmimi Nobel?
Mo Yan: Paratë… Kur jam intervistuar nga gazetarë kinezë, ata më
thanë: “ Juve ju është akorduar një vlerë shumë e madhe parash.
Si mendoni t’i përdorni?” Unë u përgjigjesha me shaka, “Kam në
25