Mo Yan: Akoma nuk kam gjetur përgjigje. Nganjëherë mendoj…
ne shpesh mendojmë se arsimimi dhe socializimi mund të zhdukë
ca veçori të trashëguara. Kur themi për dikë që është i mirë ose i
keq, ne shpesh e lidhim këtë gjë me socializimin e tij. Por pas vrojtimit tim të gjatë dhe eksperiencave personale mendoj se jo gjithmonë të qënit i mirë apo i keq lidhet me socializimin e një njeriu.
Disa njerëz thjesht lindin ashtu siç janë. Mënyra se si ata mendojnë
është e ndryshme. Ata kanë lindur për të kënaqur interesin e tyre
personal në kurriz të të tjerëve. Disa të tjerë kanë lindur që t’u rezistojnë vuajtjeve dhe të bëjnë vepra të mira për të tjerët.
Mendoj se ky është vullneti i Zotit. Zoti ka dashur që ta bëjë botën
njerëzore shumë komplekse prandaj ai krijoi një grup shenjtorësh të
vërtetë me moral më shumë se mesatarja, si Konfuci për shembull.
Njerëz të tillë nuk janë egoistë dhe i japin prioritet dëshirave dhe interesave të të tjerëve. Për hir të njerëzve të tjerë ata do të hiqnin dorë
nga gjërat e tyre më të shtrenjta. Kjo nuk është rezultat i edukimit.
Shumica, njerëz të zakonshëm si ne të dy, kemi kapacitet bazik për
të bërë mirë. Por ekziston gjithashtu edhe një zonë gri, thellë brenda nesh, që nganjëherë vë në rradhë të parë interesin tonë personal.
Nganjëherë ne gjithashtu kemi emocione dhe dëshira vulgare. Shumica e njerëzve kështu janë.
Një tjetër grup janë e kundërta e grupit të shenjtëve që përmenda
më lart. Ata thjesht kanë lindur të ligj. Nu kanë sens morali. Njerëz
si ne, për faktin se kemi një sens bazik moral, nëse bëjmë diçka
që lëndon të tjerët ne ndihemi keq, kritikojmë veten, madje edhe
pendohemi. Njerëzit që kanë lindur të këqinj nuk kanë as sensin
bazë mbi moralin, as ndërgjegje. Kur ata bëjnë veprime që për ne të
tjerët janë shumë të liga, për ata nuk është kështu. Ata nuk ndihen
keq për këtë gjë, nuk e kanë problem.
Prandaj, arsyetimin për këtë ia lë Zotit. Zoti krijoi tre tipe njerëzish,
kështu ne mund të krahasohemi dhe të dallohemi nga njëri-tjetri.
24