mi. Gjithashtu një lloj mësimi dhe inkurajim për veten time. Mendoj se nëse dikush do të bëhet shkrimtar, duhet që të flasë pak e
të shkruajë shumë. Të folurit të harxhon energji dhe të konsumon
kohën. Nëse dikush që do të shkruajë, vë në dispozicion të gjithë
energjinë dhe kohën që harxhon duke folur tek proçesi i të shkruarit, mendoj se do të shkruante më shumë. Pra, pseudonimi im më
shërben edhe si inkurajim për veten që të punoj më shumë.
YuSie Rundkvist Chou: Nëse ktheni kokën mbrapa përsa i përket
punës tuaj, a dalloni ndonjë temë apo perspektivë periodike të trajtuar në mënyrë të përsëritur në veprat tuaja?
Mo Yan: Janë dy tema periodike që trajtohen në veprat e mia. Njëra
është uria, tjetra vetmia. E kam përmendur këtë shumë herë. Në
novelat e mia, sidomos në ato të parat këto janë dy tema shumë të
rëndësishme që kam trajtuar meqë këto dy dukuri kanë patur ndikim të madh tek mua. Kurdo që unë shkruaj për të shkuarën, këto
dy tema do të dalin në pah në mënyrë të paevitueshme.
Mendoj se është edhe një temë tjetër, diçka që kam qenë duke e
studiuar deri më sot: interesi im në eksplorimin e thellësive të shpirtit njerëzor. P se janë njreëzit kështu siç janë? Pse disa janë të mirë
e disa të këqinj? Pse njerëzit reagojnë ndryshe kur përballen me të
njëjtat situata? Pse disa kanë lindur njerëz të mirë, ndërsa të tjerë,
të lindur në kushte të rehatshme jetese dhe që janë arsimuar në
mënyrën e duhur, rriten e bëhen të këqinj? Këto aspekte të njeriut
për mua janë të pazbulueshme. Prandaj dua të gjej një përgjigje për
këto pyetje nëpërmjet të shkruarit dhe dua të studioj këtë çështje të
thellë, për të cilën nuk ka një përgjigje të thjeshtë.
YuSie Rundkvist Chou: Kjo tingëllon si psikologji. A keni gjetur akoma një përgjigje?
23