tistike dhe letërsinë si art janë shfaqur vazhimisht forma të reja.
Shkrimtarët kanë vazhduar të bëjnë ndryshime në formën e letërsisë artistike, si në strukturë ashtu edhe në gjuhë. Pra, a ka vend
për kreativitet për shkrimtarët e brezit tonë? Mendoj se po. Unë e
shoh letërsinë artistike ose trillimin si një art dhe zhvillimin e saj të
shkojnë në infinit. Edhe formati i saj ka mundësi të panumërta. Ky
kërkim i thellë që bëj për letërsinë artistike si një art, më inkurajon
të shkruaj.
YuSie Rundkvist Chou: Pse përdorni një pseudonim, dhe pse Mo Yan?
Mo Yan: Emri im është Guan Moye. Pjesa e dytë bëhet Mo Yan nëse
ndahet. Gjithashtu Mo Yan tingëllon si Moye.
Një tjetër arsye është se unë kam qenë një fëmijë që fliste shumë.
Në kohën kur unë isha fëmijë, nëse dikush flistë shumë mund t’i
shkaktonte vetes dhe familjes shumë probleme. Nuk bëhej fjalë
vetëm çështje politike si në rastin kur dikush mund të thoshte diçka
kundër revolucionare por mund të ndikonte për keq edhe në marrdhëniet sociale. Nëse thoshe diçka që ofendonte një fqinj kështu
do të mërzisje edhe prindërit pasi fqinji do të reagonte ashpër. Pra
siç ju thashë, kur isha fëmijë flisja shumë dhe kjo gjë u shkaktoi
shumë probleme prindërve të mi. Ata shpesh më kritikonin, më
tregonin se si të sillesha apo edhe më qortonin në mënyrë që unë
të mbaja gojën mbyllur.
Gjithashtu, kur fillova të shkruaja kisha atë idenë supersticioze për
një pseudonim meqë shumë shkrimtarë të mëdhenj e kishin një
të tillë. Njerëz si Lu Xun dhe Ba Jin përdornin pseudonime. Edhe
shkrimtarë të huaj po ashtu. Pra mendova, që të mund të shkruash
novella, duhet të kesh si fillim një pseudonim. Dhe ndërsa e mendoja më erdhi ideja për “Mo Yan”.
Kjo është një formë respekti për mësimet që më dhanë prindërit e
22