Pa Fokus Fundviti | Page 21

E kam përmendur edhe më lart se në fshatin tim jetonin disa njerëz të arsimuar. Ca prej tyre ishin njerëz të arsimuar që kishin bërë ndonjë gabim në vitet 1960. Ata erdhën në fshatin tonë si ndëshkim për gabimet që kishin bërë. Njëri nga ata më pat thënë se ai kishte njohur një shkrimtar që jetonte në luks dhe mund të hante dumplings deri në tre herë në ditë. Familje si ajo e imja kishin mundësi të hanin dumplings vetëm gjatë Festivalit të Pranverës, pra një ose dy herë në vit. Por ja ku ishte dikush që mund të hante dumplings tre herë në ditë! Ne nuk u besonim veshëve kur e dëgjonim këtë histori. Mendonim se as një mbret nuk mund të kishte një jetë aq luksoze. Por si një shkrimtar, ai mundej. Kështu që unë e pyeta, “Nëse unë do të shkruaj libra, a do të mundem të bëj një jetë të tillë edhe unë?”. “Sigurisht që po”, mu përgjigj ai. Pra, kjo ishte arsyeja e parë pse unë fillova të shkruaj. YuSie Rundkvist Chou: Po sot, cila është arsyeja që vazhdoni të shkruani? Mo Yan: Sot padyshim që mund të ha dumplings tre herë në ditë. Madje edhe në mes të natës: I nxjerr nga frigoriferi dhe i gatuaj. Kështu që sot, qëllimet e mia fillestare pse fillova të shkruaj janë realizuar tashmë. Çfarë më shtyn të shkruaj prapë? Çfarë më motivon? Nuk mund ta shpjegoj dot në pak fjalë. Si fillim, thjesht e ndjej se kam diçka për të thënë. Dua të shkruaj mendimet e mia dhe të bëj një lidhje mes tyre dhe lexuesve të mi nëpërmjet një shkrimi të rafinuar. Së dyti, ka shumë çështje të shoqërisë për të cilat ndjej detyrë që të shkruaj. Një arsye tjetër janë kërkimet e mia për të përtërirë letërsinë si një art. Qëkur u shfaq forma e letërsisë artistike fiction, pra ajo imagjinare, kanë kaluar të paktën një mijë vjet. Bashkë me letërsinë ar21