Pa Fokus Fundviti | Page 20

shoqëria prapëseprapë… mbijeton. Kështu që mendoj se letërsia ose arti në analogji janë si flokët e njeriut. Si përfundim, kur një njeri vdes, ai varroset në dhè. Nëse ai zhvarroset pas disa vjetësh, ne do të shikojmë që mishi i tij është shndërruar në dhè por flokët e tij kanë mbetur. Me këtë dua të them se në shoqëri shumë gjëra ndryshojnë apo zhduken por vetëm letërsia dhe arti mbeten. YuSie Rundkvist Chou: Kjo është një analogji shumë interesante. Në momentin që filluat të shkruanit, cila ishte shtysa kryesore? Çfarë kishit në mendje? Mo Yan: Kam thënë vazhdimisht paksa me shaka e pak seriozisht se shtysa ime e parë për të shkruar ishte se doja të jetoja një jetë të lumtur duke ngrënë dumplings (lloj ushqimi) tre herë në ditë. E kam thënë kaq shpesh saqë jam lodhur duke e përsëritur. Por në të vërtetë, përgjigjia ime vazhdon të jetë e njëjtë. Shtysa ime e parë për të shkruar nuk ishte edhe aq fisnike. Disa shkrimtarë thonë, “Dua që shkrimet e mia të ndryshojnë shoqërinë” apo “Dua të formoj mendje të bukura nëpërmjet letërsisë”. Shumë shkrimtarë i japin letërsisë përcaktime të tilla. Mendoj se për shkrimtarë kinezë si unë, që k