Mo Yan: Lidhja midis natyrës dhe realitetit është lidhje emocionale
për njerëzit; është një temë mbi të cilën kanë ngritur shumë teori.
Perspektiva ime në letërsi është: Së pari, mos e mbivlerëso. Mos
prisni që një novelë, poemë apo pjesë e shkruar të ndryshojë realitetet e shoqërisë sonë. Ky është një pretendim i madh. Sigurisht,
ka ndodhur që një pjesë e letërsisë mund të ketë çuar në luftë. Por
incidente të tilla janë shumë të rralla. Më së shumti, ndikimi i letërsisë është shumë i butë.
Kjo sepse letërsia është një formë e artit. Në sajë të vlerësimit të
estetikës, ndikimi është i ngadaltë dhe diskret, ashtu siç shiu i pranverës njom tokën. Prandaj mendoj se vendosja e letërsisë në një
piedestal kaq të lartë, duke pritur që ajo të ndryshojë realitetin, do
të thotë t’i japësh shumë peshë ose përgjegjësi.
Por letërsia as nuk duhet nënvlerësuar sepse nuk është diçka vetëm
për të kaluar kohën; qëllimi i saj nuk është vetëm për të treguar histori që na bëjnë për të qeshur. Mendoj se vlera më e çmuar e letërsisë është studimi që ajo i bën shpirtit njerëzor. Letërsia vlerëson atë
çka është e vërtetë dhe e këndshme. Ajo shfaq dhe kritikon atë që
është e errët dhe e shëmtuar. Qëllimi i saj themelor është të pasurojë
dhe hapë mendjet tona e ne të bëhemi njerëz më të këndshëm e më
shpirtmirë.
Nëpërmjet këtij transformimi të njeriut letërsia ndikon në zhvillimin dhe përmirësimin e shoqërisë tonë. Por mendoj që ky është
një proçes gradual.
Më pëlqen të bëj një analogji të lidhjes që ka shoqëria me letërsinë;
është si lidhja që ka njeriu me flokët e tij: sigurisht që është mirë të
kesh shumë flokë. Dukesh bukur dhe të ndihmojnë si mbrojtëse
për kokën. Por nëse dikush nuk ka shumë flokë, ashtu si unë, ska
gjë sepse unë jam prapë i shëndetshëm. Kështu ndodh edhe me
letërsinë. Një shoqëri mund të ketë shumë novela, poema, poetë
e shkrimtarë dhe kjo është diçka e mirë. Por nëse ka pak nga këta,
19