Marika Griehsel: Cilën nga punët tuaja na e rekomandoni që ta lexojmë të parën?
Herta Müller: Nuk e di. Në Gjermani do ta rekomandoja sigurisht librin tim të fundit. Shkrimtari është gjithmonë më i lidhur me
punën e tij të fundit. “Die Atemschaukel”.
Marika Griehsel: Publiciteti për këtë libër tani do të jetë i pamasë; si
ndihesh në lidhje me këtë?
Herta Müller: Epo, nuk di çfarë të them.
Njeriu është ai që është. E gjithë kjo në të vërtetë nuk ka lidhje fare
me të shkruarit. Jam e lumtur tani, por do të qëndroj me këmbë në
tokë. Do ta kujtoj këtë ndodhi përgjatë gjithë jetës sime. Dhe në dy
ose tre ditë kjo ngjarje e di që do të ndikojë në shtëpinë time. E di
këtë gjë që në këtë moment, por akoma nuk e besoj. Nuk arrij ta besoj. Besoj se duhet të jetë kështu. Nuk e di pse e meritoj një lumturi
të tillë. Nganjëherë mendoj se lumturia është lajthitje. Mbase nuk e
meritoj fare. Pse më është dhënë kaq shumë lumturi?
Marika Griehsel: Zonja Müller, shumë shumë falenderime dhe
përgëzime.
Herta Müller: Të falenderoj. Gjithë të mirat.
33