YuSie Rundkvist Chou: Në çfarë mënyrash të ndihmoi kjo eksperiencë
në të shkruar?
Mo Yan: Si pari, pata aftësinë të krijoja një lidhje të ngushtë me
natyrën. Një fëmijë që rritet në shkollë dhe një fëmijë që rritet në
natyrë kanë lidhje të ndryshme me natyrën, ndjenja të ndryshme
për kafshët dhe bimët. Fëmijët e tjerë ishin të rrethuar nga fëmijë dhe mësuesit e tyre çdo ditë. Kurse unë rrethohesha nga delet,
bagëtitë, bimët, bari dhe pemët çdo ditë. Ndjenjat që kisha për
natyrën që më rrethonte ishin shumë të buta dhe sentimentale. Për
një kohë të gjatë mendoja se kafshët dhe bimët mund të komunikonin me njerëzit. Dhe ndjeja sikur ato kuptonin se çfarë thoja unë.
Kjo lloj eksperience është e veçantë dhe e vlefshme.
Gjithashtu, nuk shoqërohesha me grupe fëmijësh. Unë rrija me
grupe të mëdhenjsh. Nuk kisha të drejtë të flisja. Ata ishin ungjit e
mi, dhe ishin të rritur. Ata mund të më përçmonin nëse unë ndërhyja në bisedat e tyre. Por unë mund t’i dëgjoja teksa flisnin. Fillova që të vëshgoja botën e të rriturve në kohën kur isha një fëmijë.
Fillova të dëgjoja se çfarë bisedonin të rriturit më shpejt se shumica
e fëmijëve të tjerë.
Kam mësuar mbi kulturën rurale nga gjyshërit e mi. Kultura rurale
është e mbushur me figura dhe ngjarje historike, legjenda, madje
dhe histori mitesh dhe fantaz mash të tipit si një ujk apo një gjel
u kthyen në njeri. Prandaj në librat e mi ka shumë elementë folklorikë dhe gojëdhëna, sepse ato ishin pjesë e eksperiencës sime të
dikurshme.
Është një këndvështrim i veçantë , të vëzhgosh botën me sytë e një
fëmije. Kur një i rritur shikon gjëra që përbëjnë jetën tonë, ai nuk
habitet nga ajo që sheh. Por kur një fëmijë shikon nga poshtë botën
e sipërme të të rriturve, shikon shumë gjëra që të rriturit nuk i shohin dot. Kjo më ka ndihmuar shumë në të shkruar. Sigurisht që ka
17