Pa Fokus Fundviti | Page 16

fëmijët e moshës sime duke ia kaluar mirë në shkollë. Unë isha i vetmi i jashtëm. Kështu që ndihesha shumë i vetmuar në ato kohë. Gjithashtu, nuk dija se çfarë do të bëja me të ardhmen time. Ja ku isha, duke kullotur bagëti në një moshë të vogël. A do të mund të bëja ndonjëherë ndonjë gjë tjetër? Si do të ishte e ardhmja ime? Çfarë do të bëhesha kur të rritesha? Ndihesha i pashpresë. Eksperiencat që kam patur në fëmijërinë time kanë qenë vendimtare në të shkruarit. Shkruaja për të gjitha llojet e kafshëve dhe bimëve në novelat e mia. Shkruaja mbi lidhjen misterioze dhe të ngushtë të fëmijëve dhe natyrës. E gjitha kjo është e pandashme nga eksperiencat e mia personale. Nëse hedh një vështrim në të kaluarën time… Si fillim, nuk munda të shkoja në shkollë kur isha i vogël, dhe jam penduar për këtë. Por në të njëjtën kohë, ndihem disi i lumtur për këtë gjë. Nëse nuk do të kisha kaluar atë eksperiencë të dhimbshme kur isha fëmijë, mbase nuk do të kisha mundur të bëhesha shkrimtar. Nëse po, patjetër që do të isha bërë një tip tjetër shkrimtari. Pa dyshim që do të kisha shkruar një lloj tjetër historish. Ja pse, në një farë kuptimi, braktisja e shkollës në moshë të re dhe kthimi në fermë, të qënurit i rrethuar nga natyra dhe kultura rurale më ndihmuan shumë që të bëhesha shkrimtar. Sigurisht, kurrsesi nuk do t’i largoja fëmijët e mi nga shkolla me mendimin që t’i bëja shkrimtarë duke i çuar të jetojnë në një fermë. Nuk funksionon ashtu. Siç e thashë dhe më parë, eksperiencat e dhimbshme të fëmijërisë sime më kanë ndihmuar në të shkruar, por nëse do të kisha mundësinë që të zgjidhja se si do të doja ta jetoja fëmijërinë time, pa dyshim që do të zgjidhja një fëmijëri të lumtur, në vend të një fëmijërie ku unë shpesh ndihesha i vetmuar dhe i uritur. 16