Pa Fokus Fundviti | Page 15

ambient të tillë të vetmuar njeriu nuk ka kujt t’i flasë tjetër përveç kafshëve dhe bimëve. Mendoj se fëmijëria që kam patur ka qenë vërtet unike. Kur më vonë fillova të shkruaj, gjithçka e fëmijërisë mu kthye në kujtesë, kështu që unë i përdora ato kujtime të përshtatura me ide dhe ngjarje të jetës reale kur krijova novelat e mia të para. YuSie Rundkvist Chou: Pse u përjashtuat në klasë të pestë? Mo Yan: Kjo ndodhi gjatë Revolucionit Kulturor. Në atë kohë pati fushata politike dhe luftë klasash dhe njerëzit ndiheshin të pasigurtë. Familja ime zotëronte tokë përpara çlirimit kështu që biografia ime nuk ishte e pastër. Fëmijët si unë në teori mund të shkonin në shkollë por nëse shkonin nuk bënin mirë. Kjo sepse, nëse ishe i padashur nga mësuesit, ty të mohohej e drejta për të vazhduar shkollën. Një tjetër arsye pse e lashë shkollën ishte sepse nuk mësoja shumë në atë kohë. Ne lexonim “The Quotations from Chairman Mao” në lëndën e gjuhës madje edhe në matematikë apo lëndë të tjera dhe nxënësit ishin rebelë. Ata ziheshin dhe grindeshin me njëri-tjetrin çdo ditë. Prindërit e mi ishin të mendimit që unë nuk do të mësoja gjë prej gjëje në atë shkollë. Kështu unë e lashë shkollën kur isha vetëm 11 vjeç. YuSie Rundkvist Chou: Si u ndjetë në atë kohë? Mo Yan: Ndihesha shumë i vetmuar. Fëmijët kanë dëshirë të rrinë bashkë me moshatarët e tyre në grupe shoqërore dhe ata të moshës sime ishin të gjithë në shkollë. Mbase ata nuk mësonin shumë por ata ziheshin, grindeshin me njëri-tjetrin dhe bënin qejf. Kur kullosja gjedhë dhe dele, kaloja përpara derës së shkollës time dhe i shihja 15