mësojmë sesi të shkruajmë. Pastaj, për adoleshentë që jetonin në
fshat si unë në atë kohë, shkrimtarët ishin yje. Çdokush që shkruan
një novelë është me të vërtetë i jashtëzakonshëm.
Për më shumë, kishte disa intelektualë në fshatin tim në atë kohë.
Ata ishin të diplomuar në universitet dhe kishin ardhur nga Jinan,
kryeqyteti i Shandong. Ata më mësuan shumë rreth letërsisë dhe
shkrimtarëve. Kështu, interesi për të shkruar u rrit në mua që në
moshë të vogël. Në shkollën fillore, isha i mirë në të shkruar dhe
shpesh komplimentohesha nga mësuesit e mi. Këto janë disa nga
arsyet pse unë gradualisht fillova të shkruaj.
YuSie Rundkvist Chou: A mund të na thuash diçka më tepër rreth
fëmijërisë suaj? Si ishte ajo?
Mo Yan: Të gjithë shkrimtarët fillojnë të shkruajnë për fëmijërinë e
tyre, veçanërisht për kujtimet e saj. Unë kam lindur në vitin 1955.
Koha kur kujtimet e mia filluan të formoheshin, ishte një nga periudhat më të vështira në historinë e Kinës. Shumica e njerëzve po
vdisnin nga uria në atë kohë. Njerëzit bënin një jetë të vështirë.
Populli po vuante nga uria edhe në fshatin tim. Mendoj se kujtimet
e fëmijëve në kohëra të tilla mund të jenë të bezdisshme.
E mbaj mend që kishte shumë fëmijë në fshatin tim. Kur dielli dilte
në dimër, ne të gjithë mbështeteshim pas n