Pa Fokus Fundviti | Page 13

Intervista “Janë dy tema periodike që trajtohen në veprat e mia. Njëra është uria, tjetra vetmia.” Intervistë me Mo Yan, 6 Dhjetor 2012. Intervistuesi është YuSie Rundkvist Chou. YuSie Rundkvist Chou: Z. Mo yan, do të doja t’ju përgëzoja për Çmimin tuaj Nobel në Letërsi dhe doja t’ju pyesja…Ju keni lindur në një fshat në Shandong nga prindër të pashkolluar, si filluat të shkruanit? 2 0 1 2 Mo Yan: Po, kam lindur në një fshat në Shandong, por babai im ishte i shkolluar. Ai studioi në një shkollë private fshati dhe ishte një intelektual i arsimuar fshati. Ai gjithmonë na inkurajonte neve që të studionim. Vëllai im i madh shkoi në Universitetin Normal të Shangait në Kinën Lindore në vitin 1960. Kjo gjë nuk ishte e zakonshme në fshatin tim. Ai la shumë libra në shtëpi dhe unë lexoja ato libra historie dhe gjuhe kur isha i vogël. Gradualisht, duke lexuar novela, interesi im për letërsinë u rrit. YuSie Rundkvist Chou: Pra si filluat të shkruanit? A vendosët vetë për të shkruar? Mo Yan: Mendoj se të gjithë shkrimtarët fillojnë të shkruajnë si lexues të përkushtuar. Ne zhvillojmë një dëshirë për të shkruar ndërsa jemi duke lexuar. Ne duam të 13