Manual i praktikave të mira për shumimin e derrave One volume | Page 19

E REKOMANDUESHME: Të dërgohet dosa tek derri kur fillon faza e nxehtësisë dhe të lihet aty deri në shfaqjen e refleksit të palëvizshmërisë. Nëse bëhet fekondim artificial, fekondimi i parë në momentin e shfaqjes së nxehtësisë; më pas përsëritet ndërhyrja fekonduese pas 24 orësh deri në shfaqjen e refleksit të palëvizshmërisë. MBARËSHTIMI I RIPRODHUESVE TË RINJ: DOSA E RE Duhet konsideruar që : • • është mirë që dosa e re të nisë sa më herët ciklin riprodhues = barsë dhe ushqimin me gji= të ardhura por një fillim i tillë kur është shumë e re mund të ndikojë keq në zhvillimin e saj trupor dhe në të ardhmen e saj Zgjedhje - Kur bëhet fekondimi? Fillimi i jetës së saj riprodhuese, pra pubertetit dhe ovulimit të parë, për pjesën më të madhe ndodh gjatë muajve të 5 deri në të 8 (mesatarisht rreth 200 d, pesha 90-100kg). Por është e këshillueshme të pritet dhe të kryhet shumimi i parë rreth 7,5 - 8 muaj jete me një peshë prej 135 – 140 Kg. 19