Manual i praktikave të mira për shumimin e derrave One volume | Page 20

T’I NDIHMOJMË DOSAT TË FILLOJNË… Fillimi i riprodhimit te dosat mund të favorizohet nga disa veprime: • • • • ekspozimi ndaj derrit, të paktën 10 – 15 min/d duke u nisur nga 150 ditë jete ambiente të ndriçuara sipërfaqe rreth 2,5 m2/për krye ushqime të bollshme, pa e tepruar tu jepet më shumë ushqim në 7-10 ditët që i paraprijnë nxehtësisë në të cilën duhet të fekondohet. Nëse një dosë nuk ka ardhur kurrë në afsh për 8 – 9 muaj jete, më mirë të drejtohet drejt trashjes, JO drejt riprodhimit! SHIKOJMË DIÇKA EDHE TEK DERRAT/MESHKUJ Derri i ri mbërrin Pjekurinë seksuale rreth 5 – 6 muajsh, por për shkak të cilësisë së varfër të farës është e këshillueshme QË TË MOS përdoret derri para 7 – 8 muajve të jetës. Pjellshmëria e derrit rritet me moshën dhe arrin maksimumin e saj midis 15 dhe 20 muajve të jetës së kafshës. • Më mirë të mbarështohen në bokse të pajisura me rrethojë të jashtme  pubertet më i shpejt dhe sjellje seksuale më të mira. 20