Manual i praktikave të mira për shumimin e derrave One volume | Page 18

SHENJA E NXEHTËSISË Kafsha në fazë proestrale dhe atë estrale perballet me ndryshime anatomike dhe të sjelljes, veçanarishtë në nivel të organeve gjenitale që e lehtësojnë identifikimin e nxehtësisë dhe terheqin vëmendjen e punëtorit. FAZA PROESTRALE • • • • • • FAZA ESTRUS • • • • • • • • • Trashje dhe skuqje vulvare. Kafsha nuk është e qetë. Kafsha interesohet për prezencën e njeriut (për kalimin e tij, p.sh: ngrihet e para në kembë). Oreksi fillon të bie. Nëse dosa është e lirë kërkon mbështje mbi supe të derrave tjerë, por edhe nëse i mbështeten nuk lëviz. Prania e lëngjeve vaginale (mukozë). Skuqja vulvare fillon të zvogëlohet Zvogëlohet edema dhe vulva fillon të “shfryhet”. Prania e mukozës është më e madhe (në fund të nxehtësisë bëhët gjithnjë më e madhe). Dosa kërkon praninë e derrit. Humb oreksin. Lëshon një hungërimë karakteristike. Vazhdon të vihet mbi supe dosave tjera, dhe nëse tjerat veprojnë njejtë ajo nuk lëviz. Në prani të derrit shfaq sjellje të palevizshmërisë, ulet dhe ngre veshët. Pranon çiftëzimin. 18