Shumëgjuhësia si pjesë e një kulture të re të edukimit gjuhësor, sfidë dhe vision i së ardhmes Europiane
a.
Rëndësia e MGJA-së për zhvillim bilariteti
MGJA-ja jep një ndihmesë të madhe në zhvillimin e aftësive të dyanëshme, të lexuarit dhe të shkruarit në gjuhën e parë. Për të mësuar gjuhën e origjinës në variantin standart të shkruar dhe për të arritur një shkrim të standartizuar të të dy gjuhëve mund të themi se MGJA-ja është e vetmja mundësi që kjo të realizohet me sukses. Sidomos kjo është e vlefshme për ato familje më pak të arsimuara, të cilat flasin në gjuhën dialektore ku dhe lexohet dhe shkruhet pak.
Duke ushtruar këto aftësi gjatë MGJA-së, fëmijët mund të bëhen përdorues kompetentë në gjuhën e tyre amtare. Kështu ata marrin dhe zhvillojnë aftësi të veçanta e të rëndësishme si dhe një pjesë të integruar të identitetit të tyre dykulturor. Prandaj MGJA-ja largon rrezikun për të mos mbatur analfabete në gjuhën e parë. Përveç kësaj fëmijët dhe të rinjtë me familje të emigruara, në të vërtetë kanë një fjalor, me anë të cilit mund të përballojnë situata gjuhësore dhe famijare të jetës së përditshme. Funksioni dhe rëndësia e mësimit të gjuhës amtare është të zgjerojë fjalorin e gjuhës amtare dhe për ta bërë atë sa më të përdorshme dhe funksionale në çështjet lidhur me shkollën. Të dyja funksionet, siç janë zgjerimi i aftësive dhe pasurimi i fjalorit në gjuhën amtare, duhet të diskutohen me prindërit dhe fëmijët, në mënyrë që ato të vetëdijësohen për rëndësinë që ato kanë.
Konkluzione
MGJA-ja është një ndihmë e rëndësishme në zbatimin e dy postulateve gjuhësore të Bashkimit Evropian. E para, përfitimi i së paku dygjuhëve të huaja, dhe e dyta, nxitja e shumëgjuhësisë. Kusht kryesor në zgjidhjen e këtij pretendimi është që sistemi shkollor të ofrojë kushte të përshtashme për mësimin e gjuhës së origjinës dhe të informojë vazhdimisht prindërit për rëndësinë që ajo sjell.
Të rritesh mes shumë gjuhëve është veçanërisht produktive, nëse këto gjuhë fitohen në shkollë, që do të thotë të lexuarit, të shkruarit, të zotëruarit e varianteve standard apo të një fjalori të gjerë. Në këtë aspekt MGJA-ja luan një rol të rëndësishëm, të cilin shkollat e zakonshme nuk mund ta arrijnë. Mësimi i gjuhës amtare mund të japë një ndihmesë të madhe, siç është dhe ndërgjegjësimi ndaj gjuhës. Duke qenë se nxënësit e MGJA-së që në fillim zotërojnë së paku dy gjuhë( gjuhën amtare dhe gjuhën e vendit të emigrimit, si dhe ndonjë gjuhë tjetër të cilën e ofron shkolla), në mësimin e gjuhës amtare duhet të ofrohen mundësi të ndryshme të krahasimit dhe të reflektimit të gjuhëve. Këto shtysa i ndihmojnë nxënësit për t`i ndërthurur më mirë gjuhët me njëra-tjetrën.
Sot paraqitet një sfidë e madhe në vendet europiane, ndërgjegjësimi ndaj aftësimit të shumëgjuhësisë, hartimi i politikave arsimore dhe edukative për përkrahjen dhe mësimin e gjuhës amtare në sistemin arsimor të vendeve europiane të popullsisë emigruese.
Disa efekte pozitive të ndërgjegjësimit ndaj gjuhëve, të cilat janë të njohura prej kohësh duke u mundësuar nxënësve mbajtjen e një dokumenti gjuhësor në mbarë Evropën. Disa nga këto efekte janë:
� �
Të ngjallë kureshtje dhe interes ndaj gjuhëve Të përmirësohen aftësitë gjuhësore dhe mënyrën e të mësuarit të gjuhës