Shumëgjuhësia si pjesë e një kulture të re të edukimit gjuhësor, sfidë dhe vision i së ardhmes Europiane
të vazhdueshëm të mësuesve të MGJA-së janë të vetkuptueshme( në Hamburg p. sh, mësuesit e kanë të detyrueshëm frenkuetimin e një kualifikimi prej 30 orësh dhe çdo vit mund të zgjedhin nga pesë grupe seminarësh). Ky model ofron kushtet më të mira për një bashkëpunim frytdhënës dhe të koordinuar ndërmjet MGJA-së dhe mësimit të rregullt në klasë, efektet pozitive të së cilës janë dëshmuar veçanërisht në përparimin mësimor( krahaso Codina( 1999), cituar në Reich dhe të tjera( 2002), Fq. 38.
Situata aspak të mira janë në ato raste kur kufizohet integrimi i MGJA-së nga leja për përdorimin e ambienteve të shkollore në ditët e zakonshme dhe mungesa e bashkëpunimit me mësimin e rregullt. Mësuesve u duket se nuk vlerësohen aq sa duhet, gjithashtu edhe për prindërit dhe fëmijët e tyre ky veçim nuk është motivues.
Vend të ndërmjetëm zenë kantonet, vendet dhe landet e Republikës Federale Gjermane, të cilat vërtet nuk kontribuojnë në pagesat e mësuesve, por kontribuojnë nëpërmjet miratimit të procesit të MGJA-së, bashkëpunimit institucional, shënimit e notave të saj në dëftesën e rregullt të mësimit, mundësive të tjera kualifikimesh, rekomandime për bashkëpunime pedagogjike etj., si dhe vlerësimin dhe funksionimin e MGJA-së në shkolla. Këtu përfshihen dhe mësuesit e klasave që të informojnë nxënësit me prejardhje emigrimi dhe prindërit e tyre dhe t`i regjistrojnë nëpër to.
Një problem tjetër mbetet fakti se MGJA-ja jepet si mësim jashtë orëve të zakonshme si dhe në shkolla të ndryshme. Kjo gjë e vështirëson shumë integrimin dhe bashkëpunimin e tyre me mësuesit e klasave të rregullta. Faktikisht ky problem zgjidhet vetëm nëse ndikimi i MGKP-së lidhet ngushtë me sistemin e rregullt shkollor, në mënyrë që mësuesit e saj të bëhen pjesë e ekipit të shkollës dhe të paguhen për orët e tyre dhe punën që ata bëjnë.
a. Emigrimi dhe identiteti:
Ka nxënës të cilët sapo janë të shpërngulur dhe kanë të fituar një përvojë të mirë të vetën nga vendi i tyre i origjinës, por janë të përfshirë në procesin e integrimit dhe orientimit gjuhësor dhe kulturor të vendit të ri. Disa të tjerë të cilët janë pjesa më e madhe e nxënësve janë të lindur ose kanë një periudhë të gjatë të jetesës në vendin e emigrimit dhe e zotërojnë atë gjuhë më mirë se gjuhën e tyre amtare. Një numër jo pak i konsiderueshëm i përket brezit të tretë. Shumë familje kanë marrë nënshtetësinë e vendit emigrues dhe lëvizin lirisht nga ana kulturore dhe gjuhësore e kulturës së parë dhe të dytë.
Specifikat e MGJA-së
MGJA-ja ndryshon nga procesi mësimor në vendin e origjinës, si dhe të atyre të vendeve të emigrimit. Heterogjeniteti më i theksuar tek klasat me drejtime të ndryshme, janë sfida të veçanta të të mësuarit në grupe me mosha të ndryshme. Jepen vetëm dy ose tri leksione çdo javë dhe këto jo në mënyrë të vazhdueshme. Mësuesit nuk janë profesionalisht mjaftueshëm të përgatitur nga shkollimi në vendin e tyre të origjinës rreth situatave specifike të mësimdhënies në vendin e emigrimit. Në vendin e ri ka pak mundësi për kualifikim të mëtejshëm.
Rëndësia dhe specifikat e MGJA-së