Shumëgjuhësia si pjesë e një kulture të re të edukimit gjuhësor, sfidë dhe vision i së ardhmes Europiane
7. Sponsorizimet: Emërimet dhe pagesat për mësuesit e MGJA
Mësimi i gjuhës amtare të grupeve të ndryshme gjuhësore ofrohet dhe organizohet kryesisht nga tri lloje sponsorizimesh:
1) Nga institucionet e arsimit të vendit emigrues( si p. sh në Suedi, Austri ose në secilin land përbërës të Republikës Federale Gjermane).
2) Nga konsullatat ose ambasadat e vendeve të prejardhjes( kjo vlen për gjuhën amtare portugeze, kroate dhe ajo turke në Zvicër).
3) Nga sponsorizimet jo shtetërore( shoqata, fondacione).
Për pikat 2) dhe 3) është e domosdoshme miratimi nga autoritetet e shteteve apo kantoneve përkatëse të edukimit, me qëllim pranimin në shkollat publike të ofruesve të mësimit të gjuhës amtare një kërkesë për përdorimin e mjediseve të shkollave si dhe shënimin e notave të MGKPsë në dëftesën e rregullt të shkollës. Sipas rregullores ky miratim lëshohet vetëm nëse gjuha amtare është asnjëanëse dhe jo e orientuar sipas interesave politike dhe fetare, si dhe lëshohet nga mësues të kualifikuar. Krahas sponsorizimeve të njohura ka dhe sponsorizime të panjohura( shoqata fetare), të cilat zhvillojnë një lloj MGJA-je në lokalitete private.
Ka raste të veçanta që ekzistojnë forma të ndërthurura të tri llojeve të lartpërmendura. Kështu ka patur në Zvicër me anë të disa eksperimenteve shkollore( Shën Johanit në Bazel, Limnat A në Cyrih), tek të cilat pati një ndërhyrje të ngushtë të mësimit të gjuhës amtare me procesin e rregullt mësimor. Tek shteti i origjinës si sponsorizues, kohëzgjatja e punës në vendin e emigrimit për shkak të principit të rrotacionit në të shumtën e rasteve zgjat 4 vite. Por ky nuk është rasti i sponsorizimeve jopublike. Për t`u theksuar është fakti që për marrjen përsipër të funksioneve në sektorin e përçimit të kulturës dhe të ndihmës në procesin e integrimit është fitimprurës zgjatja e e kohës së qëndrimit në vendin e emigrimit.
Si rregull, emërimet dhe pagesat e mësuesve për MGJA bëhen nëpërmjet sponsorizimeve përgjegjëse, që d. m. th në përputhje me bashkëpunimin nëpërmjet ministrive vendore të arsimit, vendit të origjinës ose sponsorizimeve private. Më të pafavorshme janë sponsorizimet jopublike në rastet kur ato nuk kanë kapital të mjaftueshëm dhe kështu u duhet prindërve ta sigurojnë( krahaso këtu edhe Calderon & Fibbi( 2013) Fq. 9.67f. Dhe 81ff). Shumë mësues nuk mund ta sigurojnë jetesën mbi bazën e rrogës së tyre, por do të kërkonin punë të tjera. Vlen për tu përmendur fakti, se për shkak të krizës financiare disa shtete të Evropës Jugore kanë probleme të mëdha me financimin e mëtejshëm të MGJA-së, prandaj kanë filluar të kërkojnë kontribute nga prindërit.
8. Problematika të Integrimit të MGJA-së në sistemin shkollor
Shkalla dhe lloji i integrimit të MGJA-së në sistemet shkollore të rregullta të vendeve të ndryshme ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra. Situatat më të mira janë ato ku MGJA-ja është pjesë e mësimit dhe procesit të rregullt mësimor, si në rastin e Suedisë, Vjenës, Hamburg-ut ose të Nordrhein-Westfallen-it. Organizimi dhe menaxhimi i procesit mësimor si dhe pagesa e mësuesve është detyrë e shtetit ose e institucioneve vendore të arsimit. Mundësitë e kualifikimit