Shumëgjuhësia si pjesë e një kulture të re të edukimit gjuhësor, sfidë dhe vision i së ardhmes Europiane
kulturës, gjuhës dhe indetitetit të pakicës. Komponenti kulturor i mësimdhënies dhe mësimit të gjuhës amtare duhet të forcohet në mënyrë që të fitohet një kuptim më i thellë i kulturave të tjera.
Çfarë përfaqëson mësimi në gjuhën amtare dhe cili është rëndësia e tij
“ Gjuha amtare” i referohet gjuhës së prejardhjes së nxënësve ose prindërve apo gjyshërve të tyre. Orët mësimore plotësuese dhe jo të detyrueshme që ofrohen nga vendet emigruese për nxënësit me bazë emigrimin për mësimin e gjuhës së tyre të origjinës është quajtur mësimi i gjuhës amtare. Në varësi të shtetit ose krahinave, ky mësim merr emërtime të ndryshme p. sh: në vendet frëngjisht folëse emërtohet ELCO, në vende gjermanishtfolëse quhet mësim i gjuhës amtare, në zonën gjermanishtfolëse të Zvicrës quhet mësimi në gjuhën dhe kulturën amtare( MGJK), ndërsa në vendet anglishtfolëse quhet“ supplementary schools”. Është e rëndësishme të përmenden thellimet në gjuhën amtare, fitimi i dijeve të kulturës të fituara prej saj, si dhe përkrahja e procesit të integrimit dhe orientimit si në shtetin dhe vendin ku ata jetojnë.
Shumë rregulla ligjore, administrative dhe organizatore ndryshojnë nga njeri-tjetri jo vetëm nga shteti në shtet, por dhe nga landet, kantonet apo qytetet në të njëjtin vend. Kjo të çon në pyetjen se cili do të bëjë organizimin e mësimit të gjuhës amtare në arsim, bashkëpunimin ndërmjet MGJA me shkollat e rregullta, punësimin dhe pagesat e mësuesve të MGJA-së.
Qëllimet e MGJA-së janë të shumta, por po përmend disa prej tyre:
1. Mbështetja e nxënësve në mësimin e gjuhës dhe kulturën e tyre amtare 2. Zhvillimi dhe forcimi i dy apo më shumë gjuhëve 3. Fitimi dhe zgjerimi i ideve mbi kulturën dhe vendin ose vendeve të origjinës 4. Përkrahja gjatë procesit të integrimit dhe orientimit në shkollat e vendeve të emigrimit 5. Përkrahja gjatë procesit të integrimit dhe orientimit në shoqërinë e vendeve pritëse të emigrimit
Sipas të dhënave më të fundit, ndër detyrat e MGJA, përfshihet dhe përkrahja e nxënësve( këtu përfshihen pjesërisht dhe prindërit e tyre) gjatë procesit të integrimit dhe orientimit në shoqërinë e vendeve të emigrimit.
Ky funksion hedh poshtë detyrën qendrore të mëparshme të përkrahjes ndaj riemigrimit në vendet e origjinës dhe ndaj( ri) përfshirjes në sistemin e atjeshëm shkollor. Arsyeja për këtë ndryshim është përfundimi se pjesa më e madhe e nxënësve nuk dëshirojnë ose nuk e mendojnë të riemigrojnë. Me qëllim përmbushjen e këtij objektivi të përkrahjes, mësuesit e MGJA, i mbetet detyra e përfshirjes të tematikave jovetëm të lidhura me vendin dhe gjuhën amtare, por edhe përfshirjen me qëllim të atyre tematikave mbi jetën e njerëzve me histori emigrimi në një mjedis multikulturor në vendin e emigrimit, si dhe problemet dhe mundësitë që lidhen me to.
6. Promovimi i kompetencave dhe aftësive i të sjellurit ndërkulturor
Ky qëllim nuk i referohet vetëm mësimit të gjuhës së origjinës, por gjithë procesit të shkollimit dhe edukimit.