International Studies Review - Issue 19 vol 6 alb | Page 81

Shumëgjuhësia si pjesë e një kulture të re të edukimit gjuhësor, sfidë dhe vision i së ardhmes Europiane
Hyrje
Lëvizja e lirë, emigrimi dhe globalizmi kanë bërë që arsimi në shumë vende të Europës dhe të botës të zhvillohet në kontekse shumëgjuhëshe. Globalizimi nxiti përparimin e mjeteve të komunikimit të cilat tani mundësojnë një mënyrë konstante dhe pa pengesa të përafrimit të kulturave të ndryshme, popujve, njerëzve në përgjithësi, prandaj nevoja për shumëgjuhësi, sot është aq e fuqishme në botë. Shumëgjuhësia po bëhet një fenomen social i qeverisur nga nevojat e globalizimit dhe hapjes kulturore. Gjuha më shumë se një mjet komunikimi është një urë midis kulturave të ndryshme. Roli kompleks i gjuhës ka çuar në polimika rreth asaj nëse është e mirë për të siguruar arsim në gjuhën e pakicave( një gjuhë e folur nga pakica e popullsisë) ose edukimi në gjuhën dominuese të një rajoni të caktuar. Sot, 20 % e popullsisë së Shteteve të Bashkuar flasin një gjuhë tjetër përveç gjuhës angleze dhe 56 % e evropianëve janë dygjuhësh dhe besohet se më shumë se gjysma e popullsisë së botës është dygjuhësh.
Shumica e shoqërive shumëgjuhësore kanë zhvilluar një etikë që balancon dhe respekton përdorimin e gjuhëve të ndryshme në jetën e përditshme. Nga pikëpamja e këtyre shoqërive dhe komuniteteve gjuhësore, shumëgjuhësia është më shumë se një mënyrë jetese është zgjidhja e një problemi. Sfida është për sistem arsimor i përshtatshëm me këto realitete komplekse dhe të sigurojë një arsim cilësor e cila ka në konsideratë nevojat e nxënësit dhe të shoqërisë.
Arsimi shumëkulturor dhe shumëgjuhësor është proces i cili nga secili prej nesh kërkon të njohim veten dhe kulturën tonë që të jemi të aftë t’ i kuptojmë kulturat e të tjerëve. Ky proces është mjaftë sfidues dhe përfshin një punë të bindjes së thellë të rrënjosur se çfarë është mirë e çfarë është keq, përfshin një rishikim të pikëpamjes individuale mbi botën dhe jetën personale. Tërë atë që e marrim si të“ mirëqenë”, në të mësuarit shumëkulturor dhe shumëgjuhësor vihet“ nën llupë” dhe shqyrtohet në mënyrë kritike. Meqë arsimi shumëkulturor dhe shumëgjuhësor është proces në të cilin mësojmë se si të jetojmë bashkë në botën e diversiteteve, kjo dhe është pikënisja për ndërtimin e jetës së përbashkët dhe paqes( Geertz, 1999). Sipas shumë autorëve, arsimi shumëkulturor dhe shumëgjuhësor është ai që:“ Respekton dhe promovon diversitetin në të gjitha fushat e jetës”( Geertz, 1999).
Çfarë është shumëgjuhësia?
Shumëgjuhësia është zotërimi i më shumë se një gjuhe, e cila tregon përparësi në arritjen e komunikimit në situata me diversitet gjuhësor. Sot folësit shumëgjuhësh i tejkalojnë folësit një gjuhësh në popullsinë e botës. Ajo është potenciali normal i qenieve njerëzore dhe jo një përjashtim i jashtëzakonshëm:” Duke patur parasysh mjedisin e duhur, dy gjuhë janë normale si dy mushkëri”( Cook 2002: 23) Shumëgjuhësia është e tashmja dhe e ardhmja jonë dhe sa më shpejt të pranohet, aq më e lehtë do të jetë përballimi i saj. Ndeshja me gjuhët e ndryshme dhe të shumëllojshme mund të ndodhë kudo dhe kurdo, prandaj është pjesë e aftësisë së shumëgjuhësisë aftësia dhe mënyra e të sjellurit të relaksuar dhe spontan të situatave të ndryshme gjuhësore.
Përparësitë dhe avantazhet e shumëgjuhësisë kundrejt njëgjuhësisë nuk është vetëm në aspektin gjuhësor, por ajo shtrihet dhe më gjerë si në fushat sociale, ekonomike, kulturore, personale,