epidemish ". Pasiguri nga“ tërmetet” e eksplozivit pati edhe në qytetin e Beratit. Atje shpërtheu depua ushtarake në ish repartin e Palikështit. Sasia e madhe e municioneve( rreth 200-400 ton), krijoi pasiguri të madhe në Gjeroven dhe Mbreshtan. Tragjedia Qaf Shtamës u përsërit në depot e Picarit në rrethin e Gjirokastrës. Atje fatkeqësisht u dogjën të gjallë nga flakët 5 oficerë dhe plagosen 11 vetë të tjerë. Tuneli që shpërtheu pranë repartit në fshatin Plovisht në Korçë mori jetën e një njeriu dhe plagosi mjaft të tjerë. Shpërthimi gjakatar tronditi edhe Selitën e Madhe. Tuneli me municione të ndryshme gjatë shpërthimit mori jetën e 21 personave duke mos u gjetur dhe 6 të tjerë. 47
Plagosja e mjaft njerëzve nga plumbat dhe shpërthimi i lëndëve plasëse shtoi numrin e kërkesave për gjak, sidomos në Tiranë. Kështu gjatë periudhës së fundit të trazirave, transfuzioni i gjakut në Tiranë u rrit trefish. Spitalet merrnin“ rreth 450 litra gjak dhe nën produkt të tij, për të cilat kishte nevojë urgjente”. 48
Një pjesë e mirë e armëve të grabitura rrodhi në formën e tregtisë ilegale me vendet fqinjë Maqedoni dhe Mali Zi. Por nuk mund të jetë i papërfillshëm edhe tregu u brendshëm me armët e zjarrit. Në qytetin e Gramshit armët janë shitur si bananet në kryqëzimet e rrugëve dhe mbi trotuaret brenda qytetit.
Blendi Fevziu, gazetar tregon se:“ Në intervistën e parë( me Fatos ish- Kryeministër i Shqipërisë. H. R.) kur unë i thashë se kilja e kumbullës kishte shkuar 1 000 lekë të reja m’ u përgjigj: Kur ne fituam zgjedhjet kilja e fishekëve ishte më e lirë se kilja e kumbullave. Tani edhe pse kumbullat janë shtrenjtuar nuk afrohen dot me fishekët”. 49
Gati në të gjitha qytetet e Shqipërisë lista e“ çmimeve” të pistoletave arriti deri në 15 mijë lekë. Çmimi i automatikëve“ Kallashnikov” arriti deri 20 mijë lekë. Tregu i zi i armatimit e evidentoi Shqipërinë si një faktor pasigurie në rajon. Ishte ky imazh që mori ato ditë vendi ynë, i cili do ta mundojë edhe për shumë kohë Shqipërinë nëpër kancelaritë perëndimore.
�
�
Përfundime
Profesioni ushtarak dhe vlerat e tij nuk mund të izolohen nga shoqëria dhe mjedisi ku jetojnë. Ato edhe në të ardhmen do të mbeten të shtrira në tërë aspektet dhe hapësirat e jetës të shoqërisë shqiptare.
Kontrolli civil mbi Forcat e Armatosura realizon misionin e vet kur arrihet një shkallë e lartë e integrimit të vlerave të mjedisit social dhe atij ushtarak. Tri mund të jenë
47
Gazeta‘’ Ushtria dhe Koha’’, datë 03 maj 1997.
48
Agim KOCIRAJ, Drejtor i Institutit të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të gjakut në Tiranë, Gazeta‘’ Koha Jonë’’, datë 10 maj 1997.
49
Blendi FEVZIU, vepër e cituar, f. 43.
14