International Studies Review - Issue 19 vol 6 alb | Page 77

� kategoritë kryesore të këtij procesi: marrëdhëniet civile-ushtarake, kriteret institucionale të tyre dhe vlerat vetjake të institucioneve dhe individëve.
Ngjarjet e Marsit 97-të na kujtojnë se, dhunimi i etikës dhe kodit të sjelljes në Forcat e Armatosura i depersonalizoi ushtarakët, i detyroi ata që në pranverën e vitit 1997, të shkelnin mbi betimin ushtarak dhe institucionin e tyre.
Mangësia në etikën zyrtare dhe korrupsioni i sistemit të shoqërisë, injektuan në masën e ushtarakëve mesazhe jo të qarta dhe një pasiguri për të ardhmen. Dukuritë negative të mungesës së komunikimit të plotë janë bërë çështje të rëndësishme për tërë sistemin politik, social e psikologjik shqiptar, ndërsa etika, sjellja, komunikimi në mjedisin ushtarak u bënë, përherë e më tepër, ndoshta për herë të parë në historinë e ushtrisë, një shqetësim gjithnjë e më i madh për profesionin e oficerit.
� Autoriteti social e profesional i gjeneralëve, i komandantëve të ushtrisë shqiptare, mbeti ende i dyshimtë, ndoshta një nga përgjegjësitë që marrin përsipër drejtuesit tanë, më e diskutueshmja e karakterit dhe personalitetit të tyre. Ngjarjet e Marsit 97-të na kujtojnë se, interesat e ushtarakëve janë banalizuar dhe nëpërkëmbur nga lidershipi i tyre.
Panorama e vitit 1997 " foli " qartë: ideali, të drejtat e njeriut, reparti ushtarak u tradhtuan. Një pjesë, padrejtësisht i tradhtua vetë ushtarakët, pjesën tjetër i rrëmbyen pehlivanët e pamoralshëm politikanë. Ngjarjet e Marsit 97-të, të kujtojnë se ende " reformat " janë në udhëkryq.
Krijimi i besimit reciprok midis politikës, shoqërisë civile, shtetit dhe ushtrisë, midis drejtuesve të lartë të institucionit të Ministrisë së Mbrojtjes, strukturave dhe efektivave në Forcat e Armatosura, zhdukja e paragjykimeve nga segmente të painteresuara të shoqërisë civile, për një ushtri të aftë në realizimin e Misionit, në kushtet e një terreni demokratik, frenimi i bindjeve dhe paragjykimeve të tjera, do të varet nga burimi i përmbajtjes së mesazheve të reja.
Është i nevojshëm, pra, edhe një aftësim dhe riaftësim, për të besuar më ndryshe, për të krijuar bindje të vërteta, se Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë do të transformohen duke u bërë garanci e sigurt për vendin dhe rajonin, nëpërmjet forcimit të traditave më të shkëlqyera patriotike të popullit shqiptar.
Bibliografia:
Adem ÇOBANI, Gjeneral Major, ish-Këshilltar Ushtarak i Presidentit të Republikës dhe ish-Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA në ngjarjet e marsit 1997,‘’ Zhulali urdhëroi për sulme ndaj Vlorës’’, Intervistë, Gazeta‘’ Koha Jonë’’, datë 15 gusht 1997.
15